[vc_row][vc_column]

  • Lasgush Poradeci
  • Mitrush Kuteli
  • Kolonia Dimërore e Pikturës dhe Fotografisë. Pogradec, Dhjetor 2019
  • Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.

    Në vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t`i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhej, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Me 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë.

  • Mitrush Kuteli / Dhimitër Pasko (Pogradec, 13 shtator 1907Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar, i njohur ndryshe me emrin e penës Mitrush Kuteli. Pseudonime të tjera që përdori për të shkruar qenë edhe Janus, Izedin Jashar Kutrulia me Dr. Pas.

    Familja e Mitrush Kutelit, rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, i shpërngulur nëMokër e pastaj në Pogradec nga qyteti i Artës, në fillim të shek. 19-të, për shkak të mizorive të Ali Pashë Tepelenës. I ati, Pandi, i biri i Pasko Kutelit[1], ishte rrobaqepës që kish jetuar 24 vjet në mërgim, në Rumani, duke punuar si murator e bojaxhi. Atje kish mësuar shkrimin e shqipes dhe ish njohur me disa nga patriotët e kohës, mes të cilëve me Nikolla Naçon. Pas kthimit në Shqipëri, vazhdoi zanatin e rrobaqepësit dhe të bojaxhiut e në të njëjtën kohë bënte dhe punën e ndërlidhësit për të futur dhe shpërndarë në vend librat shqip të shtypura në kolonitë e mërgimtarëve. I burgosur shpesh herë në kohë të Osmanëve, gjatë pushtimit serb e atij bullgar. Pas shpalljes së Hyrrijetit hapi një librari, e para librari shqipe në Pogradec. Në shtëpinë e tyre, që bastisej dendur për libra shqip, vinin luftëtarët e kohës: Dervish Hima, Abdyl Ypi, Mihal Gramenua, Telemak Gërmenji, Memduh Zavalani, Themistokli Gërmenji, Pasa Pema, Vasil Tromara, etj.

  • Pogradeci tashmë 1 derë e hapur për artistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Vëmendja e Bashkisë Pogradec është kthyer 180° tek Arti dhe Kultura.

    Sot në Pogradec u çel kolonia dimërore e pikturës dhe fotografisë. 13 piktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ekspozuan pikturat e realizuara gjatë qëndrimit 4-ditor në Pogradec.

    36 punime fotografike ishin pjesë e aktivitetit gjithashtu, të shkrepura nga fotografë të mbarë botës.

    Një mundësi bashkëveprimi mes artistëve por edhe promovouese e qytetit liqenor.

    Aktiviteti u organizua nga “Antik Association” dhe “Hotel Savoja” me mbështetjen e Bashkisë Pogradec. E ku më mirë do të shkonte ky aktivitet sesa në Pogradec, qyteti i shkrimtarëve, poetëve, piktorëve e fotografëve të mëdhenj.

    #BashkiaPogradec
    #VëmendjeArtiteKulturës
    #Bashkë

    78487825_2728657780529397_5567957050907951104_o78206037_2728657907196051_8888455761332535296_o79201122_2728658253862683_826085754785497088_o79219772_2728659127195929_8005100646334201856_o79142848_2728658133862695_7558196354153971712_o79160485_2728658610529314_9005175363071901696_o79251253_2728658507195991_6257027366061604864_o79385211_2728659020529273_5486924585834119168_o79533524_2728658937195948_1614586791929577472_o79832480_2728658393862669_4361148155006287872_o79458619_2728658800529295_347345197912293376_o79679783_2728657993862709_9221243687286079488_o80432997_2728659240529251_8808938852778508288_o80256156_2728659397195902_4451106313740484608_o80462891_2728658707195971_2405067383795351552_o

[/vc_column][/vc_row]