Miratohet në unanimitet buxheti 2016 në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi sot në unanimitet projekbuxhetin e vitit 2016 të propozuar nga kryetari i bashkisë, Eduart Kapri. Buxheti i ri parashikon disa sistemime me rëndësi për bashkinë si dhe vendos theksin tek mirëmenaxhimi financiar për shkak të borxheve të larta që ka trashëguar kjo bashki. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Pogradecit u miratua në unanimitet projektbuxheti 2016. Po ashtu, sot kaluam numrin e strukturës së re të Bashkisë së Pogradecit si dhe disa vendime të tjera me shumë rëndësi për Pogradecin. Sot në këshill kaluam edhe një fond prej 11 milionë lekësh si ndihmë për familjet e dëmtuara nga shpërthimi i bomblës së gazit në Beragozhd si dhe për 2 familjet e dëmtuara rëndë nga përmbytja e fundit. Këto vendime do të jenë me tepër rëndësi për mbarëvatjen e punëve në territorin e bashkisë dhe me buxhetin e miratuar do të mund të stabilizojmë gjendjen e vështirë financiare që trashëguam”, u shpreh Eduart Kapri. Gjatë kësaj mbledhje, kryebashkiaku Kapri shprehu angazhim për mbështetje të plotë për familjet në ndihmë ekonomike, rritjen e shërbimeve bashkiake, shërbimet turistike, mbështetjen e plotë për klubin sportive dhe jetën kulturore në qytet. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua në unanimitet edhe pakesa fiskale që parashikonte uljen e taksave nga 10 deri në 30 %.


Njoftim per shtyp i Bashkisë së Pogradecit, 30 Mars 2016

 

Bashkia Pogradec në mbështetje të banorëve të Zagorçanit

Qindra banorë të fshatit të Zagorçanit me 2 500 banorë vijuan sërish sot protestën e tyre kundër dhënies me koncension të të gjitha tokave të lira në fshatin e tyre prej 222 hektarësh tokë. Banorët bllokuan për 20 minuta rrugën nacionale Korçë-Pogradec duke kërkuar transparencë nga qeveria. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Eduart Kapri u shpreh se bashkia do të kërkojë të zgjidhë kërkesat e banorëve.

“Me një vendim të padrejtë nga ana e qeverisë i janë hequr 222 hektarë nga zona që u përket banorëve të Zagorçanit. Unë jam në mbështetjen tuaj sepse i di problemet tuaja. Që kur janë ndarë tokat ju keni marrë pak tokë duke e konsideruar tokën në fjalë si një tokë të përbashkët ku mund ta përdornit si kullotë apo për nevojat tuaja. Ju them që bashkinë e keni mbështetje dhe unë jam duke luftuar që kjo padrejtësi të vihet në vend. Në vazhdimësi ka pasur kërkesë që banorët të përdornin këtë tokë. Këto kërkesa janë bërë shumë më herët por në një kohë që sipas reformës territoriale të gjithë territorin duhet ta administrojë bashkia, në të mirë të komunitetit të saj, sot jemi para faktit që jepet me koncension dhe të ardhurat nga ky koncension nuk i merr pushteti vendor që ti investojë për banorët e tij por shkojnë në Ministrinë e Bujqësisë. Unë do të kërkoj që të ecim në mënyrë institucione”, tha Kapri.

Protestes iu bashkua edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun ne Partine Demokratike, Grida Duma e cila u shpreh se ky rast tregon që qeveria nuk bëri reformë territoriale por elektorale. Ajo u shpreh se PD do të jetë politikisht në mbështetje të tyre për të zgjidhur problemin me tokat e fshatit me mbi 2500 banorë.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise se Pogradecit, 26 Mars 2016