Marrëveshja mbi themelimin e një binjakëzimi

Kryetari i Bashkisë Eduart Kapri së bashku me kryetarin e Bashkisë së Wismarit nënshkruan marrëveshjen e partneritetit mes dy bashkive në qytetin e Wismarit.
Kapri falenderoi për bashkëpunimin e mirë deri tani dhe shpreson që sa më shumë qytetarë të Wismarit të vizitojnë Pogradecin.
Ky ishte një tjetër takim i frytshëm dhe shkëmbim eksperiencash pas takimit që u zhvillua në qytetin e Pogradecit nga dy kryebashkiakët.
Kryetari Kapri u bë pjesë e Librit të Artë të qytetit Hanseatic.

Dokumentat e nenshkruara nga Bashkia Pogradec dhe Bashkia Wismar:

      –Vendim Nr.24 Këshilli Bashkiak

      –Akti marrëveshjes ( Gjermanisht )

      –Akti marrëveshjes ( Shqip )

Shpallje për vënde të lira pune

Bashkia Pogradec kërkon të punësojë specialistë pranë “Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit” .

Kërkohen specialistë të diplomuar në degët Inxhinieri Ndërtimi ,Inxhinieri Hidro ,Arkitekt ,Urbanist ,dhe Inxhinier Topograf.

Të interesuarit të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pogradec!

Nga e Hëna në të Premte

Orari 08:00 deri 16:00!

Ju mirëpresim!

GËZUAR FESTËN E VERËRAVE 2018!!!

Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e “Festës të Verërave” shprehu, respektin e veçantë për qytetarët e Pogradecit.
Gjithashtu z. President akordoi dhe çmimin e parë të Verës të Kuqe më të mirë, Gjergji Kaçorri!
Ndërsa i z. Eduart Kapri akordoi çmimin e Verës të Bardhë më të mirë, të cilin e fitoi Petraq Cici!
Më pas z. KAPRI dhe z. META, në vazhdim të traditës hapën edhe butin e parë të Verës për këtë vit nën atmosferën mahnitëse të fishekzjarrëve

 

 

 

Nën-Projekti “Rikonstruksioni i rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1”

Pogradec – Nën-projekti  “Rikonstruksioni i rruges Pogradec-Tushemisht, Lot 1” pritet të financohet nëpërmjet një huaje të Bankës Botërore për qeverinë shqiptare dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ne daten 31 Korrik, 2018, ne oren 11:30, ne sallen e mbledhjeve te Bashkise Pogradec do te prezantohen në publik dokumentet paraprake:

  • Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social
  • Plani Lokal i Veprimit te Risistemimit

Banore te zones dhe të gjithë te interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në kete takim.

Ju mund te shkarkoni raportet draft, ne dy gjuhe, ne lidhjen e meposhtme:

Plani i Shkurtuar Lokal i Veprimit per Risistemimin, draft (shqip)

Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social, draft (shqip)

Ne daten 31 Korrik, 2018, ne Bashkine Pogradec u organizua takimi me publikun per diskutimin e ndikimeve sociale dhe mjedisore te projektit “Rikonstruksioni i rruges Pogradec-Tushemisht, loti 1”, i cili pritet te financohet nga nje hua e Bankes Boterore.

Ne kete diskutim moren pjese banore te lidhur direct me investimin, perfaqesues te institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare, te cilet ngriten pyetje te ndryshme ne lidhje me kete projekt. Nje raport me te hollesishem mbi ceshtjet e ngritura ne takim mund te gjeni ne dokumentin bashkengjitur:

ESMP Pogradec-Tushemisht Shqip Final

 

Rruga Pogradec-Tushemisht ,FSHZH organizon konsultim me banorët që përfitojnë nga projekti.

Pogradec – Banorët e Pogradecit, veçanërisht ata që banojnë pranë rrugës Pogradec-Tushemisht treguan interes dhe pjesëmarrje të lartë në konsultim publik për vlerësimet mjedisore dhe sociale për rikonstruksionin e LOT i të rrugës.

Rruga Pogradec – Tushemisht do të rikonstruktohet në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Takimi publik u mbajt më 31 korrik, në mjediset e Bashkisë Pogradec dhe kishte për qëllim të informojë banorët e zonës që preken nga projekti lidhur me efektet në pronën private, procedurat e kompensimit dhe ndikimin në mjedis.

Foto nga organizimi:

Çfarë është plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social dhe plani lokal i veprimit të risistemimit?

Planet përbëjnë në vetvete dokumente vlerësimi me fokus te ndikimet që mund të ketë projekti mbi njerëzit dhe mjedisin në zonën që preket nga investimi.

Politikat e qeverisë shqiptare dhe të donatorëve në zbatimin e projekteve me interes publik i kushtojnë një rëndësi të madhe kujdesit për mjedisin dhe përfshirjes së komunitetit që ndikohet nga këto projekte. FSHZH nëpërmjet instrumenteve si diskutimi publik bën të mundur që vlerësimet të jenë sa më realiste, transparente dhe të konsultuara. Në këtë mënyrë synohet të reduktohet ndikimi në mjedis dhe efektet që zbatimi  i këtyre projekteve sjell, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies së komuniteteve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej kohësh zhvillon konsultime publike që në fazat e hershme të projekteve që zbaton si një instrument të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe që njëkohësisht nxit pjesëmarrjen e komunitetit në projektet e zhvillimit.