PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :  http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

 

Video e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës Thirrja V

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

1 (Një) Pozicion – Specialist për prokurimet publike dhe monitorimin e kontratave në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve,  Kategoria e pagës IV-a

1 (Një) Pozicion – Specialist për emergjencat civile, Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Objekteve në Bashkëpronësi,  Kategoria e pagës IV-a

Specialist për prokurimet publike dhe monitorimin e kontratave

Specialist për emergjencat civile

 

Përkujtimore për Heroin Kajo Karafili

 

Bashkia Pogradec në bashkëpunim me “Komitetin e Veteranëve LANÇ-it” , të Pogradecit më datën 10 janar 2020, organizon ceremoni përkujtimore përpara bustit të “ Kajo Karafilit”.
Kajo Karafili ka lindur në vitin 1920. Ka qenë një nga pjesëmarrësit më të spikatur të rezistencës në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kajo Karafili mban autorësinë e shumë atentateve të kryera gjatë luftës.

Programi

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ, Dega Pogradec, z. Bedri Mokrëri.
Fjalë pëshëndetëse nga familjarë të Heroit të Popullit, K. Karafili.
Vendosja e kurorave përpara bustit të K. Karafilit.

Përkujtohet 120 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit

 

“Ju më lini të flas unë” Aktiviteti përkujtimor në kuadrin e 120 vjetorit të lindjes së korifeut Lasgush Poradeci. Momente nga aktiviteti i sotëm ku u mbajtën kumtesa në përkujtim të figurës së Lasgushit nga vajza e tij Marie Gusho, Prof. Jorgji Doksani, Prof.Dr Jovan Basho, Prof. As Kristaq Jorgo. Sot e gjithë salla kumtoi nga Lasgushi!

Si pjesë e aktivitetit u shfaq edhe ekspozita e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nën kujdesin e #ArditBido dhe zv/kryetarja Entela Gusho.

Ndërkohë mos mungoni në orën 18:00, në mbrëmjen poetike që do të zhvillohet në sallën e Qendrës Kulturore në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Mbrëmja poetike e titullar “Ju më lini të flas unë” në nder të 120 vjetorit të lindjes së gjeniut të lirikës shqiptare Llazar Sotir Gusho “Lasgush Poradeci”. Performancë e shkëlqyer dhe profesionale, duke dhuruar emocione të forta dhe të paharrueshme e duke e bërë edhe më të prekshëm Lasgushin e madh.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve në sallë, trupës së aktorëve, muzikantëve dhe skenografit, që të gjithë nën drejtimin e Eritan Kamollit.

Ftesë: 120 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit. 22.12.2019

01 Posteri

Në përkujtim të 120 vjetori t të lindjes së poetit  Llazar S. Gusho “ Lasgush Poradeci”

Bashkia Pogradec do të organizojë eventin përkujtimor në nder të korifeut të letrave shqipe.

Aktiviteti nis në orën 10:00 tek Salla e Konferencave në Hotel Enkelana.

Më pas vijon në orën 18:00 me Mbrëmjen Poetike në Sallën e Qendrës Kulturore “Lasgush Pogradeci” titulluar “Ju më lini të flas unë”

Data e aktivitetit  22. 12. 2019

Kryetari z. Ilir Xhakolli priti në zyrë të rinj mbi problemet e tyre.

79755072_2731194936942348_1820635777780940800_o

Me të rinjtë e Bordit Rinor Këshillimor Pogradec, diskutuam për shumë çështje, duke filluar nga prioritet e vendosura në Kontratën Sociale POP që kam firmosur gjatë periudhës së kandidimit.

Premtimet e mbajtura për vitin 2020:
– Hapja e sektorit për Rininë 
– Buxhet të dedikuar për të rinjtë

Diskutuam edhe për problematika të tjera si:
Ngritja e Qendrës Rinore, Bibliotekën e Qytetit, programet e Internship-it për të rinjtë, shkollat etj.

Të rinj plot energji që adresuan problematikat e tyre  duke kërkuar të jenë pjesë e çdo konsultimi, referuar të gjitha politikave rinore që do të zhvillohen në Bashkinë Pogradec. Në fund firmosëm Marrëveshjen e Bashkëpunimit si grupim konsultues i institucionit tonë 
#zeriiterinjve #kontratasocialepop #bashkiapogradec #brkp

 78540382_2731193376942504_9219652006765920256_o 80103106_2731193046942537_8935156310836510720_o 79756471_2731194630275712_3279435511655038976_o 79491819_2731194773609031_1662877200887578624_o

Projekt-Buxheti 2020, banorët e lagjes 5 kërkojnë më shumë investime.

Takimet dhe konsultimet publike e kryetarit te bashkise z. Ilir Xhakolli dhe administrates se tij, kane vijuar edhe ne lagjen numer 5. Ne takimin me banoret kryebashkiaku u njoh me disa prej investimeve emergjente qe duhen ralizuar pergjate vitit 2020. Kryesisht ato konsistojne ne infrastrukture, blloqe pallatesh, arsim dhe zhdukjen e problematikes te ndotjes akustike nga subjekte fusha drush qe operojne ne zone. Te plota kerkesat ne linkun e meposhtem:

5 DËGJESA PUBLIKE ME BANORE TE LAGJES 5 POGRADEC

 

IMG_20191022_163845 IMG_20191022_163802 IMG_20191022_163730 IMG_20191022_163710

Projekt-Buxheti 2020, konsultim me komunitetin Rom-Egjiptian

72777071_2609865845741925_8810092974915452928_o

Ne kuader te degjesave dhe konsultimeve ne lidhje me projekt-buxhetin e vitit 2020, kryetari i Bashkise  z. Ilir Xhakolli u takua me perfaqesues te komuntetit rom dhe egjiptian
1-Punesimi i te rinjve te cilet kane mbaruar arsimin e larte dhe master
2-Zgjidhjen e çeshtjes se strehimit
3-Punesimin e pjestareve te komunitetit Egjiptian dhe atij Rom
4-Akordimin e nje fondi ne kuader te 24 Qershorit dites ballkanike te Egjiptianeve dhe 8 Prillin diten nderkombetare te Romeve.
Kryetari u angazhua dhe  premtoi se çdo kerkese do te realizohej. 

 

74614820_2609873085741201_2679925164522602496_o 74383831_2609868715741638_3829486338256666624_o 73316281_2609872672407909_4543742491957919744_o 73261052_2609872352407941_3939663107076390912_o

Projekt-buxheti 2019, dëgjesa publike në lagjet 3-4 Pogradec

Pogradec më , 22.10.2019

Bashkia Pogradec, Kryetari i saj z. Ilir Xhakolli ka nisur konsultimin me publikun në lidhje me përgatitjen e projekt-buxhetit për vitin 2020. Në këto takime kryetari është shoqëruar nga kabineti i tij dhe drejtorë të drejtorive vartëse. Takimet kanë si synim mbledhjen e kërkesave të banorëve dhe investimeve apo ndërhyrjeve emergjente që kërkohen nga ana e tyre. Në këto takime kanë marrë pjesë kryetarët e fshatrave respektive, banorë, biznese dhe grupe të ndryshme interesi. Në dt 22.10.2019 u zhvillua konsultimi publik me përfaqësues të komunitetit të lagjeve numër 3 dhe 4.

Te plota kerkesat ne linkun meposhte:

3-4DËGJESA PUBLIKE ME BANORE TE LAGJES 3 DHE 4 POGRADEC

 

IMG_20191022_150721 IMG_20191022_150735 IMG_20191022_150823 IMG_20191022_150855

Pogradec, dëgjesa publike me biznesin mbi projekt-buxhetin 2020

Pogradec më , 30.10.2019

 

Bashkia Pogradec, Kryetari i saj z. Ilir Xhakolli ka nisur konsultimin me publikun në lidhje me përgatitjen e projekt-buxhetit për vitin 2020. Në këto takime kryetari është shoqëruar nga kabineti i tij dhe drejtorë të drejtorive vartëse. Takimet kanë si synim mbledhjen e kërkesave të banorëve dhe investimeve apo ndërhyrjeve emergjente që kërkohen nga ana e tyre. Dëgjesa e radhës ishte me përfaqësues të biznesit.

bashkiapogradec.al/…/BIZNESI-DEGJESA-PUBLIKE-ME-BIZNESIN.docx

IMG-20191029-WA0030 IMG-20191029-WA0031bashkiapogradec.al/…/BIZNESI-DEGJESA-PUBLIKE-ME-BIZNESIN.docx IMG-20191029-WA0034 IMG-20191029-WA0036 IMG-20191029-WA0038

 

BIZNESI DEGJESA PUBLIKE ME BIZNESIN

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për pozicionin :

1 (Një) Pozicion –Përgjegjës në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve, Kategoria e pagës III-a/1

1 (Një) Pozicion – Përgjegjës për administrimin e aseteve, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b

1 (Një) Pozicion – Drejtor në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve, Kategoria e pagës II-b

1 (Një) Pozicion – Specialist i kadastrës urbane dhe kontrollin e  zbatimit të lejave / projekteve , Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit, Kategoria e pagës IV-a

1 (Një) Pozicion – Specialist –Jurist në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Kategoria e pagës IV-a

Përgjegjës në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve

Përgjegjës për administrimin e aseteve, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar

Drejtor në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve

Specialist i kadastrës urbane dhe kontrollin e zbatimit të lejave projekteve

Specialist –Jurist në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve

 

 

 

 

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për pozicionin :

1 (Një) Pozicion – Përgjegjës për Emergjencat Civile dhe Objektet në Bashkëpronësi , Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Objekteve në Bashkëpronësi , Kategoria e pagës III-b

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL