Përkujtimore për Heroin Kajo Karafili

 

Bashkia Pogradec në bashkëpunim me “Komitetin e Veteranëve LANÇ-it” , të Pogradecit më datën 10 janar 2020, organizon ceremoni përkujtimore përpara bustit të “ Kajo Karafilit”.
Kajo Karafili ka lindur në vitin 1920. Ka qenë një nga pjesëmarrësit më të spikatur të rezistencës në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kajo Karafili mban autorësinë e shumë atentateve të kryera gjatë luftës.

Programi

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
Fjala përshëndetëse nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ, Dega Pogradec, z. Bedri Mokrëri.
Fjalë pëshëndetëse nga familjarë të Heroit të Popullit, K. Karafili.
Vendosja e kurorave përpara bustit të K. Karafilit.

Përkujtohet 120 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit

 

“Ju më lini të flas unë” Aktiviteti përkujtimor në kuadrin e 120 vjetorit të lindjes së korifeut Lasgush Poradeci. Momente nga aktiviteti i sotëm ku u mbajtën kumtesa në përkujtim të figurës së Lasgushit nga vajza e tij Marie Gusho, Prof. Jorgji Doksani, Prof.Dr Jovan Basho, Prof. As Kristaq Jorgo. Sot e gjithë salla kumtoi nga Lasgushi!

Si pjesë e aktivitetit u shfaq edhe ekspozita e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nën kujdesin e #ArditBido dhe zv/kryetarja Entela Gusho.

Ndërkohë mos mungoni në orën 18:00, në mbrëmjen poetike që do të zhvillohet në sallën e Qendrës Kulturore në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Mbrëmja poetike e titullar “Ju më lini të flas unë” në nder të 120 vjetorit të lindjes së gjeniut të lirikës shqiptare Llazar Sotir Gusho “Lasgush Poradeci”. Performancë e shkëlqyer dhe profesionale, duke dhuruar emocione të forta dhe të paharrueshme e duke e bërë edhe më të prekshëm Lasgushin e madh.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve në sallë, trupës së aktorëve, muzikantëve dhe skenografit, që të gjithë nën drejtimin e Eritan Kamollit.

Ftesë: 120 vjetori i lindjes së Lasgush Poradecit. 22.12.2019

01 Posteri

Në përkujtim të 120 vjetori t të lindjes së poetit  Llazar S. Gusho “ Lasgush Poradeci”

Bashkia Pogradec do të organizojë eventin përkujtimor në nder të korifeut të letrave shqipe.

Aktiviteti nis në orën 10:00 tek Salla e Konferencave në Hotel Enkelana.

Më pas vijon në orën 18:00 me Mbrëmjen Poetike në Sallën e Qendrës Kulturore “Lasgush Pogradeci” titulluar “Ju më lini të flas unë”

Data e aktivitetit  22. 12. 2019