"Ju më lini të flas unë" Aktiviteti përkujtimor në kuadrin e 120 vjetorit të lindjes së korifeut Lasgush Poradeci. Momente nga aktiviteti i sotëm ku u mbajtën kumtesa në përkujtim të figurës së Lasgushit nga vajza e tij Marie Gusho, Prof. Jorgji Doksani, Prof.Dr Jovan Basho, Prof. As Kristaq Jorgo. Sot e gjithë salla kumtoi nga Lasgushi!

Si pjesë e aktivitetit u shfaq edhe ekspozita e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nën kujdesin e #ArditBido dhe zv/kryetarja Entela Gusho.

Ndërkohë mos mungoni në orën 18:00, në mbrëmjen poetike që do të zhvillohet në sallën e Qendrës Kulturore në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Mbrëmja poetike e titullar "Ju më lini të flas unë" në nder të 120 vjetorit të lindjes së gjeniut të lirikës shqiptare Llazar Sotir Gusho "Lasgush Poradeci". Performancë e shkëlqyer dhe profesionale, duke dhuruar emocione të forta dhe të paharrueshme e duke e bërë edhe më të prekshëm Lasgushin e madh.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve në sallë, trupës së aktorëve, muzikantëve dhe skenografit, që të gjithë nën drejtimin e Eritan Kamollit.

There are no comments yet.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.