Turizmi

Liqeni i Ohrit

Turizmi është një sektor mjaft i rëndësishëm në Bashkinë Pogradec, sidomos viteve të fundit vihet re një ritje e fluksit të turistëve. Nga një anë infrastruktura rrugore, peisazhi i përmirësuar liqenor, kushtet klimaterike të Pogradecit, shërbimi cilësor, produktet bujqësore vendase, tradita e kulinarisë janë burime të rëndësishme për Turizmin e Pogradecit. Turizmi liqenor deri tani ka qenë sezonal vetëm në përiudhën e verës. Momentalisht me intensitet më të lartë gjatë dy muajve të verës (korrik, gusht). Ky turizëm sipas Bashkisë konsiston në turizmin familjar, në hotelet e motelet ekzistuese[i]. Kohët e fundit vihet re që ka frekuentim dhe ditor apo në weekend-e. Megjithatë, Bashkia Pogradec kërkon të promovojë më shumë opsione për turizmin përveç atij liqenor, atij kodrinoro-malor/agroturizëm, turizëm historiko-kulturor, rekreacioni etj.

Plazhi dhe vija bregliqenore është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argëtim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralecë të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë, vlen të përmendim plazhin e Linit apo të Tushëmishtit.

Bashkia e pogradecit është pjesë e rrjetit të zonave natyrore të mbrojtura dhe një pjesë e mirë e saj është pjesë e kategorisë së V të zonave të mbrojtura atë të “Peisazhit të Mbrojtur”. Kjo zonë është shallur zonë e mbrojtur me V E N D I M Nr.80, datë 18.2.1999.

Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi antikiteti sic janë monumentet arkeologjike:

  1. Kalaja e Pogradecit, me mure mesjetare te shek. V-VI pas Krishtit.
  2. Varret monumentale te Selces se Poshtme shek. IV-III para Krishtit.
  3. Bazilika e Linit , me mozaike shek. V-VI pas Krishtit.
  4. Kalaja e Bllacës me mure shek V – VI pas krishtit

Gjeomonumentet në Bashkinë e Pogradecit janë të rëndësisë ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Për nga origjina e tyre, dominojnë gjeomonumentet me origjinë: stratigrafike, mineralogjike – ekonomike, gjeomorfologjike (erozionale-lumore, karstike, atmosferike), tektono-strukturore, paleontologjike-paleoambientale, hidrogjeolo-gjike-termominerale etj. Konkretisht, kemi gjeomonumentet e klasifikuara si më poshtë:

I-Parqet Natyrore:

  1. Pogradeci Peisazh i Mbrojtur
  2. Guri i Nikës, Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara

II-Gjeomonumentet:

a) Gjeomonumente me vlera ndërkombëtare:12342651_1194102297286143_1644510157855796354_n

1. Liqeni i Pogradecit (Ohrit), Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, neotektonikliqenor

b) Gjeomonumente me vlera kombëtare57_bigdri

  1. Guri i Kamjes (V-a-8),Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik
  2. Burimi i Drilonit,Gjeomonument hidrogjeologjik-karstik

 

c) Gjeomonumente lokale:

 

  1. Burimet e Tushemishtit, Gjeomonument hidrogjeologjik-karstik
  2. Gadishulli i Linit, Gjeomonument tektono-strukturor
  3. Mullarët e Gurtë-Trebinjë (V-a-7) Format erozionale Trebinjë, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik
  1. Gurët “nusja dhe dhëndërri” Senisht, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional
  2.  Piramida e Tokës së Kalivaçit (Koka e Balos), Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik
  1. Piramida e Tokës së Qafë Panjës, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik
  1.    Fragment i shkëputjes tektonike të grabenit të Ohrit (Pogradec),Gjeomonument tektono-   strukturor
  1.  Shpella e Memlishtit, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, karstik
  2.  Shpella e Radokalit, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, karstik
  3.  Shpella e Baribardhës, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, karstik
  4. Shpella e Shën Marenës, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, karstik
  5.  Kanioni i Llëngës (V-b-23) Gryka e Llëngës, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional lumor
  1.  Shpella e Najazmës (Tushemisht), Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, karstik
  2.  Bashkimi i Lumit Shkumbin me atë të Dushës, Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional lumor
  1.  Liqenet e Lukovës, Gjeomonumentgjeomorfologjik kompleks, akullnajor
  2.  Mali i Niçës (V.-a-10), Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik
  3.  Mali i Bletës (V.-a-11), Gjeomonument gjeomorfologjik kompleks, erozional atmosferik

    18. Miniera e qymyrgurit Alarup (IX.-2), Gjeomonumentpaleontologjik-paleoambiental

3256var

 

 

 

Powered by blucompro.net