Bashkia e  Pogradecit shtrihet në juglindje të Shqipërisë, në anë të bregut jugperëndimor të liqenit të Ohrit (695 metra mbi nivelin e detit).  Ai kufizohet në veri me bashkinë e Prrenjasit, në juglindje me bashkinë e Pustecit, në jug me bashkinë e Maliqit dhe në perendim me bashkinë e Gramshit. Sipërfaqja[i] e tij është 595 km² dhe ka 90,726[ii]  banorë në përbërjen e territorit të tij.

Pogradeci spikatet për një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, sepse shërben si një urë kontakti duke lidhur shumë qytete mes tyre, por edhe një pikë kalimi për në Republikën e Maqedonisë dhe anasjelltas. Në bashkinë e Pogradecit kalon rruga nacionale Tiranë – Korçë pjesë e korridorit të VIII-të, rruga e re lidhëse Qafë Thanë – Qafë Pllocë, si dhe linja hekurudhore Pogradec – Elbasan. Në bashkinë e Pogradecit gjenden edhe dy pikat doganore me Republikën e Maqedonisë ajo e Tushemishtit dhe e Qafë Thanës. Në territorin e bashkisë gjenden elementë të fortë territoriale; artificialë dhe natyrore si: liqeni i Ohrit, Parku i Drilonit, Kalaja e Pogradecit, lumi Shkumbin , malet e Mokres etj.

Bashkia e Pogradecit para ndarjes territoriale përbëhej nga qyteti i Pogradecit dhe lagjet e tij periferike dhe kishte një popullsi prej 38653 banorë[i] ndërsa pas ndarjes territoriale pësoi ndryshime në territor duke bërë pjesë të bashkisë dhe shatë njësi administrative të tjera si:  Udënisht, Buçimas, Proptisht, Trebinjë, Velçan, Çërravë dhe Dardhas.

Powered by blucompro.net