Politika e Privatësisë

Të nderuar qytetarë,

Ju bëjmë me dije se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Bashkia Pogradec në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.bashkiapogradec.al ka krijuar  forma aplikimi, si psh KONTAKTO KRYETARIN e cila kërkon nga përdoruesi që të plotësojë formën e aplikimit online duke vendosur në këtë mënyrë, edhe disa nga të dhënat e tij personale.

Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga sistemi në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Theksojmë se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e cdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.

Në këtë kuadër, Bashkia Pogradec dëshiron të verë në vëmëndje të cdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e Bashkisë, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Në përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Dëshirojmë të qartësojmë të gjithë subjektet e të dhënave, se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit të përcaktuar, apo pëlqimit të klientit, apo përcaktimeve legjislacionit shqiptar. Këto të dhëna nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e klientit, sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në cdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në fushat specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Bashkisë Pogradec, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Lexo ligjin:

 

Ligji-nr.9887-10.3.2008-PËR-MBROJTJEN-E-TË-DHËNAVE-PERSONALE

 

Powered by blucompro.net