Njoftim për shpallje

Njoftimi për Kërkesë për Leje Ndërtimi

Datë 07.06.2016

Objekti: Lejë ndërtimi për Kartodrom ( Pistë)

Kërkues : Z. Paqësor Berberi

Baza Ligjore : Ligji Nr.107/2014 “ Për Planifikimit dhe Zhvillimin e Territorit ( Neni 39 , Neni 43, Neni 44 , Neni 20 pika 2

VKM Nr. 408 “Për Miratimin e rregullores së Zhvillimit të Territorit” datë 13.05.2015, Neni 11, Neni 14,  Neni 15, Neni 20, Neni 21.

Vendimin Nr. 1 Të KKT Datë 30.07.2015  “ Për Përcakimin e Rregullave dhe Procedurave që do të ndiqen Nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për Shqyrtimin e Kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e PPV pika 2 gërma ç

Nr. 5 Të KKT datë 29.12.2014 “ Për Identifikimin e Zonave të Urbanizuara në të gjithë Territorin e Republikes së Shqipërisë dhe Miratimin e Hartave ku mund të ndërhyet në funksion të Zhvillimit Urban”

Ju njoftojmë se Kërkesa për Leje Ndërtimi për Objektin e mësipërm është në porcesin e pajisjes me leje ndërtimi pranë Bashkisë Pogradec .

 

BASHKIA POGRADEC

Fituesit e Programit “Praktika Pune në Administratën Publike” Bashkia Pogradec

Lista e aplikantëve fitues për Programin “Praktikë Pune në Administratën Publike”  pranë Bashkisë Pogradec

  • Romina Mustafa
  • Ornela Corbaxhi
  • Erinda Kamburi
  • Kiseina Ristollari
  • Eva Bashalli
  • Henisa Vreto
  • Olti Beshello
  • Alda Isufllari
  • Viola Bashalli
  • Sidorela Karriqi

Personat fitues të paraqiten ditën e mërkurë, datë 15.06.2016, ora 9:00, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Legjislacionit, Bashkia Pogradec.

Njoftim për Lejet e Përkohshme

JU NJOFTOJMË SE SOT MË DATË 08.06.2016 ËSHTË DATA E FUNDIT PËR PRANIMIN E KËRKESAVE PËR LEJET E PËRKOHËSHME TË SEZONIT TË VERËS, PËR VENDOSJE OBJEKTI (TEZGË) DHE PËR SHEZLLONE.

FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN!

Njoftim për dëgjesë publike

Faza e dytë e hartimit të PPV për Bashkinë Pogradec (prezantimi i Draft Strategjisë Territoriale ).

 

Ditën e Enjte, me datë26.05.2016 në orën 11:00, në Sallën e Këshillit Bashiak , pranë Bashkisë,  do zhvillohet dëgjesa publike e rradhës për  hartimint e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pogradec.

Ftojmë përfaqesues të Dhomës së Tregtisë, Shoqatës së Ndërtuesve, Përfaqesues të bizneseve me ndikim në territorin e Bashkisë, gjithashtu edhe të gjithë të interesuarit për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e dokumentit të strategjisë territoriale të Bashkisë Pogradec.

 

 

Kryetari

Eduart KAPRI