GjENDJA CIVILE, BASHKIA POGRADEC DHE NJËSIA ADM. DARDHAS – NJOFTIM TESTIMI

Gjendja Civile, Bashkia Pogradec dhe Njësia Adm. Dardhas – Njoftim testimi

Në zbatim të Urdhrit te Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 577, datë 04.11.2015, “Për miratimin e rregullores për pranimin në detyrë të punonjësve të zyrës së gjendjes civile“, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po përgatit procedurat për zhvillimin e testimit të nëpunësve të komanduar në detyrë të cilët nuk i janë nënshtruar procedurës së parashikuar ne këtë rregullore.

Testimi do të zhvillohet për pozicionin e nëpunësit të gjendjes civile për Bashkinë Pogradec dhe Njësinë Administrative Dardhas.

Dokumentacioni i konkurrentëve duhet të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile nga titullari i institucionit që bën kërkesën, ose nga vetë i interesuari – jo më vonë se data 2 Mars 2017.

Mungesa e njërit prej dokumenteve apo pavlefshmëria e tyre do të sjellë skualifikimin e konkurrentit.

Testimi do të zhvillohet në datën 9 Mars 2017, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në adresën: Sheshi “Skënderbej”, Nr. 3, Tiranë.

Powered by blucompro.net