Eduart Kapri

Kryetari i Bashkisë

Lindi më 9 Maj 1970

I martuar me zj.Jerina Kapri (Hoxhallari), babai i tre fëmijëve, Dei, Erik dhe Eda.

Në vitin 1988 përfundoi studimet e mesme në Shkollën e Mesme Profesionale Tregtare në qytetin e Vlorës.

Në vitin 1992 u diplomua në Degën e Financave, Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2007 u kualifikua nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, mbi “Standartet Kombëtare të Kontabilitetit”.

Përdorues shumë i mirë i disa programeve kompjuterike.

Njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja:

Gjermanisht & Italisht.

Eksperienca Profesionale

1992-1993

Shef llogarie në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Pogradecit.

1993-1998

Jetoi dhe punoi në Gjermani.

1998-2002

Administrator i një sipërmarrjeje në sektorin privat .

2002-2003

Përgjegjës i Qendrës Ekonomike, pranë Qendrës Arsimore Rajonale Pogradec.

2004 dhe në vazhdim Administrator i kompanisë “Real-2”, me seli në Pogradec, që operon në sektorin e importit dhe tregtimit të duhanit.

Prej vitit 2005

operon në sektorin e ndërtimit, si aksioner në një prej kompanive më prestigjioze të konstruksioneve, në qytetin e Pogradecit.

Angazhimi Politik

2001 & 2005

Kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë

2011 dhe në vazhdim Kryetar i Këshillit Bashkiak Pogradec

Individ me eksperincë shumëvjeçare në funksionimin, drejtimin dhe administrimin e Pushtetit Vendor.

Powered by blucompro.net