Përpunimi i mbetjeve urbane, kryetari Kapri në Hungari

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri mori pjesë në një takim disa ditor në qytetin e Szombathely të Hungarisë për të ndarë eskperiencën e manaxhimit të mbetjeve urbane dhe qeverisjes vendore. Në takimin me kryetarin e bashkisë së Szombathely, z Puskas, z Kapri dhe kryetarët e tjerë të bashkive të Qarkut të Korçës folën mbi bashkëpunimin mes tyre për përpunimin e mbetjeve të këtyre bashkive nga landfilli i Maliqit. Me nisjen e punës së landfillit, Bashkia e Pogradecit do ketë një mundësi reale për një qytet më të pastër.


Njoftim për shtyp i Bashkisë Pogradec, 3 Qershor 2016

IMG_3840 IMG_3838 IMG_3841\IMG_3837

Projekt Buxheti i Bashkisë Pogradec për vitin 2016

NJESITE-VENDORE-te-ndara-30

 

Hartimi i Buxhetit për vitin 2016 është kryer pas një pune gjithëpërfshirëse të administratës së Bashkisë, anëtarëve të Këshillit të Bashkisë, institucioneve vartëse, Njësive Administrative, komunitetin e biznesit, komunitetin e banorëve, si dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile. Përgatitja e buxhetit është paraprirë nga dëgjesa dhe komunikim me publikun”. Promovimi i transparencës në krijimin e instrumenteve financiarë ndaj komunitetit përbën një detyrim ligjor për organet shtetërore, por është edhe një detyrim moral që kanë institucionet e qeverisjes vendore ndaj komunitetit që përfaqësojnë.

Hartimi i Buxhetit u përfshi në një cikël të plotë buxhetimi sipas kërkesave ligjore, duke i ndjekur të gjitha hapat e përcaktuara në ligj duke u bazuar kryesisht në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe ligjin nr.146/2014 “Për konsultimin publik”, përveç akteve ligjore dhe nënligjore teknike dhe specifike të domosdoshëm për hartimin e këtij instrumenti financiar.

Projekt buxheti i Bashkisë Pogradec për vitin 2016, është një instrument i rëndësishëm financiar që përveçse promovon transparencën, duhet të ketë një impakt të gjerë në bashki, duke përfaqësuar qoftë zonat urbane, qoftë zonat rurale që janë bashkuar në kuadër të reformës territoriale, si dhe të rikthejë mbrapsht në shërbime e investimeve të ardhurat e mbledhura nga komuniteti në formën e taksave dhe tarifave vendore.

Shkarko Buxhetin

Paketa Fiskale

Dëgjesa Publike për Prezantimin e Planit të Përgjithshëm Vendor

 

Dëgjesa publike për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, për zhvillimin e strategjisë territoriale u mbajt sot dt. 26.05.2016 ora 11:00, në ambjentet e salles se Këshillit Bashkiak. Kompanitë IDRA consulting dhe BOLLES & WILSON në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec prezantuan dokumentin për zhvillimin e strategjisë territoriale. Në këtë fazë të dytë të Planit të Përgjithshëm Vendor u prezantua dokumenti i strategjisë së zhvillimit të territorit I cili përbëhej nga 4 pika kryesore:

  1. Analiza e territorit e cila përfshin analizën e thelluar të pasurive minerale, analizën e përdorimit të tokës sidomos asaj bujqësore si dhe infrastrukturën rrugore degradimet dhe përmirësimet e nevojshme.
  2. Analiza e detajuar e elementëve të fortë si pozicioni gjeografik dhepasuritë minerale dhe elementëve të dobët të zhvillimit territorial si zhvillimet spontane që dëmtojnë zonat turistike, problem të sistemit hekurudhor, mungesë e infrastrukturës bujqësore si dhe niveli i lartë i papunësisë.
  3. Vizioni i Bashkisë – Arritja e standarteve të larta të mbrojtjes të natyrës në bashkëpunim me qytetarët. Ruajtja dhe promovimi I vlerave kulturore dhe artistike. Evidentimi i elementëve që shihen si mundësi zhvillimi territorial, zonat e zhvillimit ekonomik, bujqësor, zhvillimin e industrive territorial dhe ruajtja e brezit natyror. Janë vlerësuar zonat që kanë nevojë dhe përparësi për zhvillimin bujqësor. Zhvillimi i sektorit të industrisë të burimeve minerale. Hedhja e planeve afatmesme dhe afatgjata në lidhje me qarkullimin infrastrukturor. Zbutja e efekteve mjedisore. Hartimi i projekteve pilot për pyllëzimin e zonave. Rehabilitimi i shtretërve të lumenjve. Hartimin e planeve të planifikimit urban. Promovimin e interesave turistike. Domosdoshmëria e përmirësimit të infrastrukturës urbane. Krijimi i qëndrave të agroturizmit. Hartimi i planeve të rehabilitimit të Gurit të Kuq dhe kthimi në një zonë atraktive për turistët. Hartimi i planeve të menaxhimit të mbetjeve. Hartimi i programeve të strehimit si dhe integrimin e komunitetit rom.
  4. Analiza e planit pilot për Bashkinë si ndërthurja e zhvillimit turistik dhe bujqësor në funksion të bregut liqenor. Shpërhapja kulturore dhe artistike në rajon.

 

Pas prezantimit të dokumentit për zhvillimin e strategjisë territorial fjalën e morën qytetarët ku shfaqën hapur pyetjet dhe shqetësimet e tyre. Si më shqetësuese për qytetarët u evidentuan disa problematika. U kërkua marrja parasysh e planeve strategjike që janë ndërmarrë ndër vite. U kërkua nga kryetari i bashkisë z. Eduart Kapri bashkëpunimi sa më i ngushtë me qytetarët. Gjithashtu si një shqetësim kryesor u diskutua për sistemin hekurudhor pra spostimi I saj jashtë vijës liqenore si qëllim ruajtjen e peisazhit dhe zhvillimin e turizmit. Theksi ju vu edhe problematikave sic janë trajtimi i zonave urbane, perspektivat e zhvillimit të shëndetësisë  si dhe zgjidhja e problemit të përmbytjeve. Një shqetësim mjaft I rëndësishëm për qytetarët ishte dhe zhvillimi I turizmit. Strategjia e zhvillimit të turizmit duhet të jetë prioritare dhe Pogradeci të mos shihet më si transit por si destinacion.

 

Në këtë dëgjesë publike për Hartimin e Planit Vendor performanca ishte e lartë si nga ana e qytetarëve por edhe nga ana ekryetarit dhe  stafit të Bashkisë për të qënë më pranë shqetësimeve të qytetarëve. Mbyllja e këtij prezantimi I le rrugë fazës së tretë të këtij projekti dhe dëgjesave të tjera publike.

5 7 viber image 12 8

Njoftim për Programin e Praktikave të punës në Administratën Publike

 

Hapet thirrja e dyte per Praktike pune, ne Administraten Publike, ne Shqiperi dhe Kosove.  Aplikimi është i mundur në faqen:http://praktika.sociale.gov.al/ deri në datën 1 qershor 2016.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Përzgjedhja e aplikuesve do të kryhet në datat 2- 10 qershor 2016  dhe shpallja do të bëhet në datat 13-14 qershor 2016.

Ky program do të zgjasë 3 muaj, 15 qershor- 15 shtator 2016. Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike

Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.

 

Njoftim për dëgjesë publike

Ditën e Enjte, më date 26.05.2016 në orën 11:00, në Sallën e Këshillit Bashiak, pranë Bashkisë, do zhvillohet dëgjesa publike e rradhës për  hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pogradec.

Ftojmë përfaqesues të Dhomës së Tregtisë, Shoqatës së Ndërtuesve, Përfaqesues të bizneseve me ndikim në territorin e Bashkisë gjithashtu edhe të gjithë të interesuarit për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e dokumentit të strategjisë territorial të Bashkisë Pogradec.

Kryetari

Eduart KAPRI

Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore

Bashkia Pogradec në zbatim të kontratës 514 prot datë 27.01.2016 “Hartimi i Planeve të Përgjithëshme Vendore” për Bashkinë Pogradec dhe Korcë, Akt- Marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU), Bashkisë Pogradec dhe konsulentit BOLLES + WILLSON GmbH&CO dhe IDRA shpk. ka nisur procesin e hartimit të PPV të njësisë administrative Pogradec. Aktualisht është miratuar “Nisma e Hartimit të PPV.-së” dhe po punohet për përfundimin e analizës metabolike të gjëndjes ekzistuese, e cila do ti paraprijë hartimit të strategjisë së zhvillimit territorial.

NISMA

VENDIMI I KESHILLIT BASHKIAK

VENDIMI I KRYETARIT

 

Relacion mbi Planin Lokal për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë Pogradec

Relacion  mbi Planin Lokal për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë Pogradec

Ne vitin 2015 u krye me porosi nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri në kuadër të programit “Mbështetja e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri” i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, per Bashkine Pogradec, Plani Lokal për përfshirjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Pogradecit.

Si një dokument strategjik synon disa drejtime kryesore: Së pari, synon të paraqesënë mënyrë të plotë dhe të përgjithshme situatën e personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Pogradecit; të përcaktojë mbi bazë të analizës së detajuar drejtimet kryesore të ndërhyrjeve për fushat si më poshtë:

  • Arsim
  • Shërbime Sociale
  • Punësim
  • Përshtatshmëria e ambjentit të ndërtuar
  • Pjesëmarrje

Gjithshtu ky dokument synon të promovojë dhe ndërgjegjësojë mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në bashkinë e Pogradecit, institucionet dhe shoqërinë.

Ratifikimi nga ana e shtetit shqiptar, në Nëntor 2012, të kësaj Konvente krijon detyrime të reja dhe për Qeverinë Shqiptare në drejtim të ndryshimeve ligjore, praktikave administrative, qasjes ndaj aftësisë së kufizuar, standarteve të një niveli më të lartë të mbrojtjes së të drejtave e një cilësie më të mirë jetese të personave me aftësi të kufizuara.

Legjislacioni ka njohur disa përmirësime ndër vite. Por pavarësisht përmirësimeve të pësuara prej tij, sërish ato mbeten të kufizuara. Ky komunitet vazhdon të hasë vështirësi, të cilat i pengojnë ata të jenë qytetarë me të drejta e shanse të barabarta, në kushte të barabarta me të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Vështirësitë ndër të tjera kanë të bëjnë me: mungesën e aksesueshmërisë e për pasojë, përfshirjes e pjesëmarrjes së tyre, nivele të ulta të ardhurash, mungesë shërbimesh të lidhura me rehabilitimin e integrimin, mungesën e shërbimeve komunitare, nivelin shumë herë më të ulët të punësimit të tyre në tregun e hapur të punës, mungesën e përfshirjes në sistemin arsimor të të gjithë niveleve.

Diskriminimi, stigmatizimi e paragjykimet për personat me aftësi të kufizuara janë të pranishëm dhe personat me aftësi të kufizuara janë viktima të tij, në forma të ndryshme.

Detyrimet ligjore i përkasin të gjithë niveleve të qeverisjes, duke përfshirë këtu dhe qeverisjen në nivel vendor. Qasja e re dhe konceptet e KDPAK shpeshherë mbeten të panjohura deri në nivel lokal. Kjo, përveçse për shkak të risive që ato sjellin, ndodh edhe për shkak të natyrës së përgjithshme apo abstrakte që ato kanë. Në mënyrë që këto qasje dhe koncepte të gjejnë zbatim edhe në nivel lokal, kërkohet një konkretizim dhe zbërthim i tyre në plane dhe masa konkrete, të cilat janë të prekshme në njësi të veçanta të pushtetit vendor. Vënia në jetë e këtyre masave varet tërësisht nga vullneti, dëshira dhe miratimi i tyre, nga drejtuesit dhe vendimarrësit në nivel qeverisjeje vendore.

Ky dokument është bazuar në parimet, mbi të cilat mbështetet Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara:

  • Respektin për dinjitetin, autonominë individuale përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale, dhe pavarësinë e personit;
  • Mosdiskriminimin;
  • Pjesëmarrjen dhe përfshirjen e plotë dhe efektive në shoqëri;
  • Respektin për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuar si pjesë e diversitetit njerëzor dhe humanizmit;
  • Mundësi të barabarta;

Dokumenti “Plani Lokal i Bashkisë Pogradec për Përfshirjen, Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” është një instrument në ndihmë të Bashkisë Pogradec dhe strukturave lokale në këtë qytet, për të garantuar në mënyrë të plotë përmbushjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre shanse për gjithëpërfshirje në komunitet. Më specifikisht, ky plan fokusohet në:

  • Dhënien e një kuadri të plotë të situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuara në rrethin e Pogradecit;
  • Identifikimin e disa drejtimeve kyçe për të adresuar zgjidhjet potenciale për problemet dhe sfidat ekzistuese;
  • Objektiva dhe masa me rezultate të arritshme për Bashkinë e Pogradecit;
  • Informimin dhe ndërgjegjësimin e administratës vendore dhe komunitetit.

Metodologjia e përdorur në hartimin e këtij dokumenti është bazuar në metoda të vlerësimit me pjesëmarrje. Mbledhja e informacionit, analiza e të dhënave dhe rekomandimet për ndërhyrje u realizuan si fryt i diskutimeve, konsultimeve dhe bashkëpunimit të një grupi të gjerë profesionistësh të fushës së shërbimeve sociale e shëndetësore, arsimit, përshtatshmërisë ndërtimore, punësimit, si edhe të grupeve të interesit.

Gjatë fazës së mbledhjes së informacionit dhe diskutimeve me autoritetet vendore dhe komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, u identifikuan edhe fushat kryesore të ndërhyrjes, ku bashkia e Pogradecit dhe disa nga institucionet rajonale do të fokusohen gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.

Miratimi i ketij dokumenti strategjik, nga ana e Keshillit Bashkiak  i hap rruge permiresimit te situates se kesaj shtrese, si dhe marrjes se masave konkrete per investim ndaj tyre nga ana e Bashkise Pogradec, duke mare persiper detyrimet qe ajo ka ndaj tyre.

Dokumentin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar butonin më poshtë:

Shkarko

Miratohet në unanimitet buxheti 2016 në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi sot në unanimitet projekbuxhetin e vitit 2016 të propozuar nga kryetari i bashkisë, Eduart Kapri. Buxheti i ri parashikon disa sistemime me rëndësi për bashkinë si dhe vendos theksin tek mirëmenaxhimi financiar për shkak të borxheve të larta që ka trashëguar kjo bashki. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Pogradecit u miratua në unanimitet projektbuxheti 2016. Po ashtu, sot kaluam numrin e strukturës së re të Bashkisë së Pogradecit si dhe disa vendime të tjera me shumë rëndësi për Pogradecin. Sot në këshill kaluam edhe një fond prej 11 milionë lekësh si ndihmë për familjet e dëmtuara nga shpërthimi i bomblës së gazit në Beragozhd si dhe për 2 familjet e dëmtuara rëndë nga përmbytja e fundit. Këto vendime do të jenë me tepër rëndësi për mbarëvatjen e punëve në territorin e bashkisë dhe me buxhetin e miratuar do të mund të stabilizojmë gjendjen e vështirë financiare që trashëguam”, u shpreh Eduart Kapri. Gjatë kësaj mbledhje, kryebashkiaku Kapri shprehu angazhim për mbështetje të plotë për familjet në ndihmë ekonomike, rritjen e shërbimeve bashkiake, shërbimet turistike, mbështetjen e plotë për klubin sportive dhe jetën kulturore në qytet. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua në unanimitet edhe pakesa fiskale që parashikonte uljen e taksave nga 10 deri në 30 %.


Njoftim per shtyp i Bashkisë së Pogradecit, 30 Mars 2016

 

Bashkia Pogradec në mbështetje të banorëve të Zagorçanit

Qindra banorë të fshatit të Zagorçanit me 2 500 banorë vijuan sërish sot protestën e tyre kundër dhënies me koncension të të gjitha tokave të lira në fshatin e tyre prej 222 hektarësh tokë. Banorët bllokuan për 20 minuta rrugën nacionale Korçë-Pogradec duke kërkuar transparencë nga qeveria. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Eduart Kapri u shpreh se bashkia do të kërkojë të zgjidhë kërkesat e banorëve.

“Me një vendim të padrejtë nga ana e qeverisë i janë hequr 222 hektarë nga zona që u përket banorëve të Zagorçanit. Unë jam në mbështetjen tuaj sepse i di problemet tuaja. Që kur janë ndarë tokat ju keni marrë pak tokë duke e konsideruar tokën në fjalë si një tokë të përbashkët ku mund ta përdornit si kullotë apo për nevojat tuaja. Ju them që bashkinë e keni mbështetje dhe unë jam duke luftuar që kjo padrejtësi të vihet në vend. Në vazhdimësi ka pasur kërkesë që banorët të përdornin këtë tokë. Këto kërkesa janë bërë shumë më herët por në një kohë që sipas reformës territoriale të gjithë territorin duhet ta administrojë bashkia, në të mirë të komunitetit të saj, sot jemi para faktit që jepet me koncension dhe të ardhurat nga ky koncension nuk i merr pushteti vendor që ti investojë për banorët e tij por shkojnë në Ministrinë e Bujqësisë. Unë do të kërkoj që të ecim në mënyrë institucione”, tha Kapri.

Protestes iu bashkua edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun ne Partine Demokratike, Grida Duma e cila u shpreh se ky rast tregon që qeveria nuk bëri reformë territoriale por elektorale. Ajo u shpreh se PD do të jetë politikisht në mbështetje të tyre për të zgjidhur problemin me tokat e fshatit me mbi 2500 banorë.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise se Pogradecit, 26 Mars 2016

Powered by blucompro.net