Deklaratë e Bashkisë Pogradec

Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram. Firma kontraktuese për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Edhe pse nga ana e Bashkisë Pogradec u dërguan disa shkresa zyrtare në ministrinë e Brendëshme, në Kryeministri si dhe në Ministrinë e Mjedisit asnjë kërkesë nuk mori përgjigje. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Por firma kontraktuese JV Albavia & Sinitram edhe pse është tërhequr nga gërmimi i shtratit të lumit Shkumbin, vazhdon të grumbullojë materiale inerte në zona të cilat nuk janë të përcaktuara në projekt. Firma nuk po i përmbahet kushteve të projektit dhe po gërmon jashtë territorit të përcaktuar të rrugës duke cënuar kështu edhe pronat private. Banorët e kësaj zone ndihen të shqetësuar pasi po ju cënohet prona e tyre si dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet në këtë periudhë që është dhe sezon shirash.

Bashkia Pogradec i bën thirrje firmës kontraktore të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, që t’i përmbahet kushteve të projektit dhe të ndalojë masakrën mjedisore që po shkakton në këtë zonë. Ne po bëjmë ç’është e mundur që të frenojmë këtë krim mjedisor dhe po marrim masat e duhura që banorët e kësaj zone të mos ndihen më të rrezikuar dhe të shqetësuar.


Njoftim për shtyp i Bashkisë Pogradec, 26 Tetor 2016

 

lumi-shkumbinl-shkumbinn

 

DRAFT HARTAT PËR PLANIN E PËRGJITHSHËM VENDOR

PPT_01 Harta e sistemeve të propozuara territoriale

PPT_02 Harta e kategorive të propozuara të përdorimit të tokës

PPT_10 Harta e zonave subjekt PDV të propozuara per qytetin e Pogradecit

PPT_10 Harta e zonave subjekt PDV të propozuara per bashkine e Pogradecit

PPT_09 Harta e intensitetit te ndertimit të propozuar

PPT_09 Harta e intensitetit te ndertimit të propozuar per qytetin e Pogradecit

PPT_08 Harta e njësive strukturore

PPT_08 Harta e njësive strukturore per qytetin e Pogradecit

PPT_03 Harta e zonave ekonomike të propozuara

ShIP_01Harta e rrjetit rrugor të propozuar sipas kategorizimit të rrjetit rrugor - 02

ShIP_01 Harta e rrjetit rrugor të propozuar sipas kategorizimit të rrjetit rrugor - 01

 

Youth for Social Changes në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizuan seminarin trajnues me 36 të rinj nga Ballkani Perëndimor

Youth for Social Changes në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizuan seminarin trajnues me 36 të rinj nga Ballkani Perëndimor

Youth for Social Changes organizoi seminarin trajnues me tema kryesore: kërkimi me pjesëmarrje, fushatat, lidershipi dhe edukimi për të drejtat e njeriut. Trajner ishte z. Dorian Leka – Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Pogradec, i shoqëruar në panelin e diskutimit nga Nënkryetari i Bashkisë Pogradec z. Avdulla Cano, Drejtoresha Ekzekutive znj. Mimoza Ikonomi dhe Kordinatorja e të Rinjve znj. Selda Gorovelli nga Youth for Social Changes. Aktiviteti finalizoi projektin Human Rights Education for Rural Youth , i cili solli në Pogradec 36 të rinj nga Ballkani Perëndimor dhe nga vendet e Bashkimit Europian.

20160907_114408 20160907_111925_001 20160907_112030_001 received_1261802163829781

 

Fillojnë punimet e rrugës në fshatin Gështenjas

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri vizitoi nga afër punimet e nisura në rrugën e fshatit Gështenjas të njësisë së Buçimasit. Me një fond prej 107 milionë lekësh, do të asfaltohet rruga prej mëse 1 kilometër si dhe do të ndërtohen muret mbajtëse të kanalit ç’ka do të shmangë përmbytjet në këtë fshat. Ky investim do ti shërbejë këtij komuniteti prej qindra familjesh, jo vetëm për të ndalur përmbytjet si dhe për të pasur një rrugë të asfaltuar mirë.


 

Njoftim për shtyp i Bashkisë së Pogradecit, 25 Gusht 2015

1 2016-08-25-PHOTO-00002270 2016-08-25-PHOTO-00002271

Kryetari Kapri pret në Pogradec Ambasadoren e Kinës, Jiang Yu

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri priti Ambasadoren e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu, me të cilën shkëmbyen mendime për rritjen e turistëve kinezë në Pogradec.

Shqipëria po konsideron lehtësimin e regjimit të vizave për turistët kinezë në periudha më të gjata kohore nisur nga fakti që turistët kinezë zënë vendin e parë për turizëm në Europë.

Kryetari Kapri i tha ambasadores së Pogradeci ka mundësi të shumta për turistët kinezë dhe tema e diskutimit u përqendrua në përfshirjen Pogradecit në guidat turistike kineze. Ai njohu ambasadoren me kapacitetet dhe vlerat turistike të Bashkisë së Pogradecit për të pritur sa më shumë turistë kinezë.

“Në Pogradec kemi të gjitha kapacitetet për pritjen e turistëve kinezë. Krahas liqenit, ata mund të vizitojnë edhe pikat e turizmit kulturor në bashkinë tonë që janë të shumta”, tha Kapri.

Ambasadorja kineze falenderoi kryetarin Kapri për mikëpritjen duke vlerësuar potencialin e Pogradecit për turizëm dhe shtoi se qëllimi i vizitës së saj është përfshirja e Pogradecit në pushimet dhe udhëtimet e qytetarëve kinezë.

Më tej, Ambasadorja dhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit vizituan së bashku disa prej pikave turistike në qytet.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise se Pogradecit, 11 Gusht 2016

IMG_4343 IMG_4346 IMG_4349 IMG_4352 IMG_4353 IMG_4354

 

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Pogradec më 8/4/2016

Mbështetur në ligjin Nr. 107/2014 datë 31.07.2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, shtojca 1, II Kontrata me nr 514 prot, data 27.01.2016, “Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore”, për Bashkinë Pogradec, “Akt-Marrëveshjes së bashkëpunimit”, nr 184/8 prot, datë, 13.01.2016, “Mbi hartimin e dokumentit të planifikimit (Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pogradec), ju njoftojmë dhe vemë në dispozicion dokumentin e hartuar nga autoriteti përgjegjës për PPV.

 

Jeni të lutur të shprehni mendimet, propozimet dhe vërejtjet tuaja, lidhur me dokumentin e paraqitur për hartimin e “Planit të Përgjithshëm Vendor ”, të Bashkisë Pogradec. Mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet tuaja do të jenë shumë të vlefshme për ne dhe do të merren parasysh në hartimin e këtij dokumenti i cili është në fazën përgatitore. Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor, është një dokument shumë i rëndësishëm për zhvillimin strategjik të territorit të rrethit të Pogradecit dhe opinionet tuaja janë me vlerë për ne.

 

Në mbështetje të vërejtjeve dhe propozimeve të paraqitura pranë Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, të bashkisë, grupi i punës do ti pasqyrojë dhe argumentojë në dokumentin që do të përgatitet për miratim. Dokumentet e lart përmendura mund ti merrni pranë zyrës së “Drejtorisë së Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit”.

 

BASHKIA POGRADEC

Bashkia Pogradec dhe e Kosturit, ekip të përbashkët projektesh

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri dhe homolgu i tij i bashkisë së Kosturit në Greqi, z Annestis Aggelis nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim për projekte në zhvillimin e turizmit alternativ në rajonin ndërkufitar. Të dy bashkitë do të angazhohen me ekipe të përbashkëta për të siguruar projekte europiane për të promovuar turizmin, kulturën, për të mbrojtur cilësinë dhe ekositemet e ujit të liqeneve. Kryetari Kapri e vlerësoi këtë bashkëpunim si një mundësi më shumë për turizmin në Pogradec si dhe për të përfituar nga eksperienca e Kosturit. Ai tha se marrëveshja do të rrisë mundësitë për aktiviteteve më të shumta në turizëm dhe ekonominë lokale si dhe promovimin dhe reklamimin e dy bashkive si një destinacion turistik i përbashkët. Bashkia e Kosturit ka një traditë të gjatë në turizmin kulturor e cila ka përfituar mbështetje të mëdha nga Bashkimi Europian me fonde për zhvillimin e saj.


Njoftim per shtyp i Bashkise Pogradec, 16 korrik 2016

Bashkia Pogradec, dëgjesë publike me banorët për sezonin turistik

Kryetari i Bashkisë z. Eduart Kapri zhvilloi sot një dëgjese publike me njësitë tregtare dhe banorët e rrugës “10 Dëshmorët e Pojskës”. Z. Kapri kërkoi mendimin e tyre në lidhje me masën e bashkisë për të kthyer rrugën në një pedonale të plotë përgjatë sezonit turistik duke i shërbyer turizmit dhe ekonomisë së qytetit. Shumica e banorëve u shpreh se rruga duhet të jetë e hapur gjatë një pjese të ditës. Duke dëgjuar zërin e shumicës së qytetarëve, u vendos që të ndiqet e njëjta praktike si më herët. Rruga do jetë e hapur gjatë ditës ndërsa nga ora 18.00 deri në 24.00 do jetë e gjitha në shërbim të këmbësorëve. Kryetari Kapri falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në dëgjesën publike dhe garantoi ata se ashtu si sot do dëgjojë cdo herë zërin dhe vullnetin e tyre.

1 2 3 4 6

ABRM shpërndan ndihma ushqimore për familjet në nevojë

Asambleja Botërore e Rinisë Myslimane (ABRM – WAMY) ofroi ndihma ushqimore për familjet në nevojë të Bashkisë Pogradec. Nga këto ndihma përfituan 50 familje të trajtuara me ndihmë ekonomike të Bashkisë Pogradec dhe 30 familje të tjera  në Njësitë Administrative. Në shpërndarjen e ndihmave të ofruara ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë z. Eduart Kapri.

Bashkia Pogradec falenderon Asamblenë Botërore të Rinisë Myslimane për ndihmën që ofroi dhe uron bashkëpunime të mëtejshme!

20160620_11375820160620_113745 20160620_113519 20160620_113237 20160620_114157 20160620_114145 20160620_114109

Çelet sezoni turistik në Pogradec

Bashkia e Pogradecit hapi zyrtarish sezonin turistik për vitin 2016. Përmes aktiviteteve të shumta, kryetari i Bashkisë z Eduart Kapri uroi të gjithë bashkëqytetarët një sezon të mbarë. “Ne shpresojmë që ky sezon të jenë vërtët ndryshe dhe në Pogradec të vijnë më shumë turistë. Bashkia ka muaj që ka nisur përgatitjet duke nisur fillimisht me uljen e taksave për biznesin, për ti dhënë më shumë frymë operatorëve turistikë, që nga më të mëdhenjtë e deri tek biznesi familjar që merret me turizmin në Pogradec. Kemi mundësuar një plan për rregullimin e infrastrukturës, të rrugëve e rrugicave, të rregullimit të parkut, dhe të një ndriçimi model që vjen për herë të parë në qytet. Po ashtu, ne këtë vit do rregullojmë më mirë trafikun duke vendosur rregulla për parkimin. Plazhi publik këtë vit do jetë më i gjërë dhe në shërbim më të madh ndaj turistëve. Po ashtu kemi ndihmuar çdo operator të investojë në shërbime të përkohshme përgjatë kësaj vere. Së shpejti do kemi gati edhe planin rregullues, kushtetutën e bashkisë, i cili në thelb ka zhvillimin e turizmit”, tha Kapri.

Kryebashkiaku hapi edhe siparin e aktiviteteve të shumta që u zhvilluan për vizitorët dhe turistët e shumtë duke nisur me panairin e produkteve të zonës në Bulevardin Europa. “Sot kjo ditë i kushtohet gjithçkaje që përfaqëson Pogradecin, si aktivitete te ndryshme kulturore, si këngë, valle me kostumet popullore, lojërat popullore të krahinës, panaireve me veshjet dhe ushqimet tradicionale, me qëllim promovimin e vlerave shume te pasura etnografike, te kulinarise dhe artizanale të zones”, tha kryebashkiaku.

Më pas u inaugurua edhe zyra e re e informacionit si dhe së bashku me miqtë dhe të ftuarit e shumtë u zhvillua një vizitë në fshatin Lin, ku u hap edhe një prej mozaikëve 1500 vjeçarë të Bazilikës së Linit. Po dita e djeshme rezervoi edhe shumë aktivitete të tjera si pjesë teatrate me aktorë të njohur shqiptarë në Tushemisht, shëtitje me barka si dhe një koncert në mbrëmje në sheshin e Odeonit.

Këtë vit Bashkia e Pogradecit do të promovojë edhe turizmin malor dhe atë kulturor. Vende me rëndësi të madhe historike dhe piktoreske do të marrin rëndësinë e duhur, nga Bishnica në Gurin e Kamjes, nga Selca e varreve monumentale e deri tek Manastiri i Shën Marenës në Mokër.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise Pogradec, 18 Qershor 2016

 

 

 

 

Powered by blucompro.net