Dëgjesa Publike në Njësinë Administrative Udënisht

Dëgjesë Publike në Njësinë Administrative Udënisht!

Dëgjesa u zhvillua në kuadër të parashikimit të projekt buxhetit për vitin 2018!

Dy pikat kryesore që u diskutuan ishin:

-Parashikimi i taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Pogradecit për vitin 2018.

-Parashikimi i projekt -buxhetit në Bashkinë Pogradec për vitin 2018.

Gjithashtu u dëgjuan dhe ankesat e banorëve në këtë njësi administrative të cilat konsistonin në probleme të ndryshme, sociale, ekonomike dhe vështirësitë që banorët e kësaj njesie, hasin në përditshmërine e tyre.

Bashkia Pogradec, për problemet e paraqitura do të marrë masat e nevojshme nëpërmjet specialisteve përkatës për zgjidhjen e ç’do problemi të ngritur në Dëgjesën Publike.

12

Dëgjesa Publike në Njësinë Administrative Çërravë

Dëgjesa u zhvillua në kuadër të parashikimit të projekt buxhetit për vitin 2018!

Dy pikat kryesore që u diskutuan ishin:

-Parashikimi i taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Pogradecit për vitin 2018.

-Parashikimi i projekt -buxhetit në Bashkinë Pogradec për vitin 2018.

Gjithashtu u dëgjuan dhe ankesat e banorëve në këtë njësi administrative të cilat konsistonin në tre probleme kryesore.

-Mungesa e ujit dhe vendosja e sahatëve.

-Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

-Regjistrimi i tokave bujqësore në fshatin Blace.

Problematika këto që do marrim zgjedhje të menjëhershme në ditët në vijim nga drejtoritë përkatëse në Bashkinë Pogradec.

23231622_1598274706901049_779903889392084537_n 23244031_1598274796901040_5293642696488769211_n

Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

 Shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
Për më shumë informacionmund tëklikoni tek  linku përkatës http://praktika.sociale.gov.al/ .
Gjithashtu, ju njoftojmë se do të ketë shtyrje te deadline te aplikimeve.

Shpallje për dhënien e tokave bujqësore me qera

Bashkia Pogradec në cilësinë e autoritetit qiradhenes, në zbatim të shkronjës “c” të pikës 1.2 të nenit 9 “Të drejtat dhe përgjegjësitë”, shkronjës “e” te nenit 54 të ligjit nr. 139/2015 “Per Vetqeverisjen Vendore”, neni 2 i ligjit nr. 8312, datë 26.03.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, neni 3 i ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 21.08.1998 “Për tokat bujqesore të pandara” i ndryshuar, Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 510, datë 10.6.2015 ” Për miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial”, Udhëzimin nr. 1, datë 18.07.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, VKM-së Nr. 460, datë 22.05.2013, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit” (i ndryshuar), zhvillon procedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej siperfaqes prej 627,26 Ha, të ndodhur në Njësitë Administrative Buçimas, Udënisht dhe Çërravë,

Ofertë dhënie toke me qera

Njoftim për dëgjesë publike

Të nderuar qytetarë , Biznese dhe Shoqata të Bashkisë Pogradec,

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, njoftojmë zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun dhe subjektet e interesuara, për diskutimin e :

Projekt –Vendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr. 9, datë 10.02.2016 “Për miratimin e Taksave dhe Tarifave vendore në Bashkinë Pogradec”.

 

 

Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak Pogradec ditën e Martë, datë 13.12.2016, ora 10:00.

 

Jeni të ftuar të merrni pjesë.

Duke ju falenderuar,

 

 

 

                                                                                                                                                  

                                                                                                                  Eduart KAPRI

                                                                                                    KRYETAR                                                 

NJOFTIM

Të nderuar banorë të Pogradecit! Në bazë të Ligjit Nr.9270, datë 29.04.2004 “Për sistemin e adresave”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore, Urdhërin e Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendëshme dhe Ministrit për Çështjet Vendore “Për miratimin e Manualit për Adresimin e Pjesëve të Territorit Publik”, në zbatim të tij, Urdhri i Kryetarit të Bashkisë Pogradec:
Ju njoftojmë, se Bashkia Pogradec, ditën e premte, datë 25.11.2016, ora 11:00, organizon tek Salla e Këshillit Bashkiak takim konsultues me banorët e qytetit për propozimet mbi “Emërtimin e Rrugëve të Territorit të Bashkisë Pogradec”, disa prej të cilave janë të mbivendosura dhe lind nevoja për ndryshime, emërtime të reja ose zëvendësime. Jeni të mirëpritur!

3          1

Deklaratë e Bashkisë Pogradec

Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram. Firma kontraktuese për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Edhe pse nga ana e Bashkisë Pogradec u dërguan disa shkresa zyrtare në ministrinë e Brendëshme, në Kryeministri si dhe në Ministrinë e Mjedisit asnjë kërkesë nuk mori përgjigje. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Por firma kontraktuese JV Albavia & Sinitram edhe pse është tërhequr nga gërmimi i shtratit të lumit Shkumbin, vazhdon të grumbullojë materiale inerte në zona të cilat nuk janë të përcaktuara në projekt. Firma nuk po i përmbahet kushteve të projektit dhe po gërmon jashtë territorit të përcaktuar të rrugës duke cënuar kështu edhe pronat private. Banorët e kësaj zone ndihen të shqetësuar pasi po ju cënohet prona e tyre si dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet në këtë periudhë që është dhe sezon shirash.

Bashkia Pogradec i bën thirrje firmës kontraktore të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, që t’i përmbahet kushteve të projektit dhe të ndalojë masakrën mjedisore që po shkakton në këtë zonë. Ne po bëjmë ç’është e mundur që të frenojmë këtë krim mjedisor dhe po marrim masat e duhura që banorët e kësaj zone të mos ndihen më të rrezikuar dhe të shqetësuar.


Njoftim për shtyp i Bashkisë Pogradec, 26 Tetor 2016

 

lumi-shkumbinl-shkumbinn

 

Kryetari Kapri pret në Pogradec Ambasadoren e Kinës, Jiang Yu

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri priti Ambasadoren e Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu, me të cilën shkëmbyen mendime për rritjen e turistëve kinezë në Pogradec.

Shqipëria po konsideron lehtësimin e regjimit të vizave për turistët kinezë në periudha më të gjata kohore nisur nga fakti që turistët kinezë zënë vendin e parë për turizëm në Europë.

Kryetari Kapri i tha ambasadores së Pogradeci ka mundësi të shumta për turistët kinezë dhe tema e diskutimit u përqendrua në përfshirjen Pogradecit në guidat turistike kineze. Ai njohu ambasadoren me kapacitetet dhe vlerat turistike të Bashkisë së Pogradecit për të pritur sa më shumë turistë kinezë.

“Në Pogradec kemi të gjitha kapacitetet për pritjen e turistëve kinezë. Krahas liqenit, ata mund të vizitojnë edhe pikat e turizmit kulturor në bashkinë tonë që janë të shumta”, tha Kapri.

Ambasadorja kineze falenderoi kryetarin Kapri për mikëpritjen duke vlerësuar potencialin e Pogradecit për turizëm dhe shtoi se qëllimi i vizitës së saj është përfshirja e Pogradecit në pushimet dhe udhëtimet e qytetarëve kinezë.

Më tej, Ambasadorja dhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit vizituan së bashku disa prej pikave turistike në qytet.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise se Pogradecit, 11 Gusht 2016

IMG_4343 IMG_4346 IMG_4349 IMG_4352 IMG_4353 IMG_4354

 

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Pogradec më 8/4/2016

Mbështetur në ligjin Nr. 107/2014 datë 31.07.2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, shtojca 1, II Kontrata me nr 514 prot, data 27.01.2016, “Hartimi i Planeve të Përgjithshme Vendore”, për Bashkinë Pogradec, “Akt-Marrëveshjes së bashkëpunimit”, nr 184/8 prot, datë, 13.01.2016, “Mbi hartimin e dokumentit të planifikimit (Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pogradec), ju njoftojmë dhe vemë në dispozicion dokumentin e hartuar nga autoriteti përgjegjës për PPV.

 

Jeni të lutur të shprehni mendimet, propozimet dhe vërejtjet tuaja, lidhur me dokumentin e paraqitur për hartimin e “Planit të Përgjithshëm Vendor ”, të Bashkisë Pogradec. Mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet tuaja do të jenë shumë të vlefshme për ne dhe do të merren parasysh në hartimin e këtij dokumenti i cili është në fazën përgatitore. Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor, është një dokument shumë i rëndësishëm për zhvillimin strategjik të territorit të rrethit të Pogradecit dhe opinionet tuaja janë me vlerë për ne.

 

Në mbështetje të vërejtjeve dhe propozimeve të paraqitura pranë Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, të bashkisë, grupi i punës do ti pasqyrojë dhe argumentojë në dokumentin që do të përgatitet për miratim. Dokumentet e lart përmendura mund ti merrni pranë zyrës së “Drejtorisë së Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit”.

 

BASHKIA POGRADEC

Powered by blucompro.net