Dëgjesa Publike për Paketën Fiskale

Dëgjesa Publike për prezantimin e projekt- vendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr. 9, datë 10.02.2016 “Për miratimin e Taksave dhe Tarifave vendore 2017, në Bashkinë Pogradec” u zhvillua në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak. Pjesëmarrës në këtë dëgjesë ishte Kryetari I Bashkisë z. Eduart Kapri, nënpunës të lartë të administratës, grupet e interesit, biznesit dhe komunitetit. Për të rritur transparencën e bashkisë u bë prezantimi i paketës fiskale për familjet si dhe bizneset duke mbajtur të njëjtin nivel me vitin e kaluar vetëm me disa ndryshime të vogla.

Kryetari Kapri duke vlerësuar rëndësinë që ka ky takim me grupet e interesit, për vetë faktin që bashkia po punon në kuadër për të gjetur rrugët e duhura nëpërmjet diskutimeve, për t’i erdhur në ndihmë komunitetit dhe biznesit, theksoi se përsëri do ndiqet strategjia e mosngritjes së taksave. Konsultimet publike dhe përfshirja e sa më shumë grupeve të interesit në to do të shërbejnë për rritjen e efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së paketës fiskale duke e bërë edhe këtë vit një vit të suksesshëm si ky që po lemë pas përsa i përket mbledhjes së taksave. U theksua se falë mbledhjes më të mirë të taksave dhe tarifave, por edhe administrimit më të mirë të parave publike, është bërë e mundur që Bashkia e Pogradecit të ndërmarrë një sërë nismash  të cilat më pas përkthehen në investime publike në shërbim të rritjes të cilësisë së jetës të banorëve.

Pas shprehjes së opinioneve të përfaqësuesve të komunitetit dhe biznesit dhe kërkesave të tyre për tu rishikuar dhe njëherë kohëzgjatja e taksës së fjetjes për hotelet, Bashkia reagoi duke e ulur kohëzgjatjen ditore të taksimit duke e bërë 80 ditë nga 90 ditë që ishte.

Gjithashtu u përjashtuan nga tarifat e gjelbërimit Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Proptisht dhe Trebinjë.

 

21

43



Fillojnë punimet e rrugës në fshatin Gështenjas

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z Eduart Kapri vizitoi nga afër punimet e nisura në rrugën e fshatit Gështenjas të njësisë së Buçimasit. Me një fond prej 107 milionë lekësh, do të asfaltohet rruga prej mëse 1 kilometër si dhe do të ndërtohen muret mbajtëse të kanalit ç’ka do të shmangë përmbytjet në këtë fshat. Ky investim do ti shërbejë këtij komuniteti prej qindra familjesh, jo vetëm për të ndalur përmbytjet si dhe për të pasur një rrugë të asfaltuar mirë.


 

Njoftim për shtyp i Bashkisë së Pogradecit, 25 Gusht 2015

1 2016-08-25-PHOTO-00002270 2016-08-25-PHOTO-00002271

Bashkia Pogradec, dëgjesë publike me banorët për sezonin turistik

Kryetari i Bashkisë z. Eduart Kapri zhvilloi sot një dëgjese publike me njësitë tregtare dhe banorët e rrugës “10 Dëshmorët e Pojskës”. Z. Kapri kërkoi mendimin e tyre në lidhje me masën e bashkisë për të kthyer rrugën në një pedonale të plotë përgjatë sezonit turistik duke i shërbyer turizmit dhe ekonomisë së qytetit. Shumica e banorëve u shpreh se rruga duhet të jetë e hapur gjatë një pjese të ditës. Duke dëgjuar zërin e shumicës së qytetarëve, u vendos që të ndiqet e njëjta praktike si më herët. Rruga do jetë e hapur gjatë ditës ndërsa nga ora 18.00 deri në 24.00 do jetë e gjitha në shërbim të këmbësorëve. Kryetari Kapri falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në dëgjesën publike dhe garantoi ata se ashtu si sot do dëgjojë cdo herë zërin dhe vullnetin e tyre.

1 2 3 4 6

Dëgjesa Publike për Prezantimin e Planit të Përgjithshëm Vendor

 

Dëgjesa publike për Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, për zhvillimin e strategjisë territoriale u mbajt sot dt. 26.05.2016 ora 11:00, në ambjentet e salles se Këshillit Bashkiak. Kompanitë IDRA consulting dhe BOLLES & WILSON në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec prezantuan dokumentin për zhvillimin e strategjisë territoriale. Në këtë fazë të dytë të Planit të Përgjithshëm Vendor u prezantua dokumenti i strategjisë së zhvillimit të territorit I cili përbëhej nga 4 pika kryesore:

  1. Analiza e territorit e cila përfshin analizën e thelluar të pasurive minerale, analizën e përdorimit të tokës sidomos asaj bujqësore si dhe infrastrukturën rrugore degradimet dhe përmirësimet e nevojshme.
  2. Analiza e detajuar e elementëve të fortë si pozicioni gjeografik dhepasuritë minerale dhe elementëve të dobët të zhvillimit territorial si zhvillimet spontane që dëmtojnë zonat turistike, problem të sistemit hekurudhor, mungesë e infrastrukturës bujqësore si dhe niveli i lartë i papunësisë.
  3. Vizioni i Bashkisë – Arritja e standarteve të larta të mbrojtjes të natyrës në bashkëpunim me qytetarët. Ruajtja dhe promovimi I vlerave kulturore dhe artistike. Evidentimi i elementëve që shihen si mundësi zhvillimi territorial, zonat e zhvillimit ekonomik, bujqësor, zhvillimin e industrive territorial dhe ruajtja e brezit natyror. Janë vlerësuar zonat që kanë nevojë dhe përparësi për zhvillimin bujqësor. Zhvillimi i sektorit të industrisë të burimeve minerale. Hedhja e planeve afatmesme dhe afatgjata në lidhje me qarkullimin infrastrukturor. Zbutja e efekteve mjedisore. Hartimi i projekteve pilot për pyllëzimin e zonave. Rehabilitimi i shtretërve të lumenjve. Hartimin e planeve të planifikimit urban. Promovimin e interesave turistike. Domosdoshmëria e përmirësimit të infrastrukturës urbane. Krijimi i qëndrave të agroturizmit. Hartimi i planeve të rehabilitimit të Gurit të Kuq dhe kthimi në një zonë atraktive për turistët. Hartimi i planeve të menaxhimit të mbetjeve. Hartimi i programeve të strehimit si dhe integrimin e komunitetit rom.
  4. Analiza e planit pilot për Bashkinë si ndërthurja e zhvillimit turistik dhe bujqësor në funksion të bregut liqenor. Shpërhapja kulturore dhe artistike në rajon.

 

Pas prezantimit të dokumentit për zhvillimin e strategjisë territorial fjalën e morën qytetarët ku shfaqën hapur pyetjet dhe shqetësimet e tyre. Si më shqetësuese për qytetarët u evidentuan disa problematika. U kërkua marrja parasysh e planeve strategjike që janë ndërmarrë ndër vite. U kërkua nga kryetari i bashkisë z. Eduart Kapri bashkëpunimi sa më i ngushtë me qytetarët. Gjithashtu si një shqetësim kryesor u diskutua për sistemin hekurudhor pra spostimi I saj jashtë vijës liqenore si qëllim ruajtjen e peisazhit dhe zhvillimin e turizmit. Theksi ju vu edhe problematikave sic janë trajtimi i zonave urbane, perspektivat e zhvillimit të shëndetësisë  si dhe zgjidhja e problemit të përmbytjeve. Një shqetësim mjaft I rëndësishëm për qytetarët ishte dhe zhvillimi I turizmit. Strategjia e zhvillimit të turizmit duhet të jetë prioritare dhe Pogradeci të mos shihet më si transit por si destinacion.

 

Në këtë dëgjesë publike për Hartimin e Planit Vendor performanca ishte e lartë si nga ana e qytetarëve por edhe nga ana ekryetarit dhe  stafit të Bashkisë për të qënë më pranë shqetësimeve të qytetarëve. Mbyllja e këtij prezantimi I le rrugë fazës së tretë të këtij projekti dhe dëgjesave të tjera publike.

5 7 viber image 12 8

Miratohet në unanimitet buxheti 2016 në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Pogradecit miratoi sot në unanimitet projekbuxhetin e vitit 2016 të propozuar nga kryetari i bashkisë, Eduart Kapri. Buxheti i ri parashikon disa sistemime me rëndësi për bashkinë si dhe vendos theksin tek mirëmenaxhimi financiar për shkak të borxheve të larta që ka trashëguar kjo bashki. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Pogradecit u miratua në unanimitet projektbuxheti 2016. Po ashtu, sot kaluam numrin e strukturës së re të Bashkisë së Pogradecit si dhe disa vendime të tjera me shumë rëndësi për Pogradecin. Sot në këshill kaluam edhe një fond prej 11 milionë lekësh si ndihmë për familjet e dëmtuara nga shpërthimi i bomblës së gazit në Beragozhd si dhe për 2 familjet e dëmtuara rëndë nga përmbytja e fundit. Këto vendime do të jenë me tepër rëndësi për mbarëvatjen e punëve në territorin e bashkisë dhe me buxhetin e miratuar do të mund të stabilizojmë gjendjen e vështirë financiare që trashëguam”, u shpreh Eduart Kapri. Gjatë kësaj mbledhje, kryebashkiaku Kapri shprehu angazhim për mbështetje të plotë për familjet në ndihmë ekonomike, rritjen e shërbimeve bashkiake, shërbimet turistike, mbështetjen e plotë për klubin sportive dhe jetën kulturore në qytet. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua në unanimitet edhe pakesa fiskale që parashikonte uljen e taksave nga 10 deri në 30 %.


Njoftim per shtyp i Bashkisë së Pogradecit, 30 Mars 2016

 

Bashkia Pogradec në mbështetje të banorëve të Zagorçanit

Qindra banorë të fshatit të Zagorçanit me 2 500 banorë vijuan sërish sot protestën e tyre kundër dhënies me koncension të të gjitha tokave të lira në fshatin e tyre prej 222 hektarësh tokë. Banorët bllokuan për 20 minuta rrugën nacionale Korçë-Pogradec duke kërkuar transparencë nga qeveria. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Eduart Kapri u shpreh se bashkia do të kërkojë të zgjidhë kërkesat e banorëve.

“Me një vendim të padrejtë nga ana e qeverisë i janë hequr 222 hektarë nga zona që u përket banorëve të Zagorçanit. Unë jam në mbështetjen tuaj sepse i di problemet tuaja. Që kur janë ndarë tokat ju keni marrë pak tokë duke e konsideruar tokën në fjalë si një tokë të përbashkët ku mund ta përdornit si kullotë apo për nevojat tuaja. Ju them që bashkinë e keni mbështetje dhe unë jam duke luftuar që kjo padrejtësi të vihet në vend. Në vazhdimësi ka pasur kërkesë që banorët të përdornin këtë tokë. Këto kërkesa janë bërë shumë më herët por në një kohë që sipas reformës territoriale të gjithë territorin duhet ta administrojë bashkia, në të mirë të komunitetit të saj, sot jemi para faktit që jepet me koncension dhe të ardhurat nga ky koncension nuk i merr pushteti vendor që ti investojë për banorët e tij por shkojnë në Ministrinë e Bujqësisë. Unë do të kërkoj që të ecim në mënyrë institucione”, tha Kapri.

Protestes iu bashkua edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun ne Partine Demokratike, Grida Duma e cila u shpreh se ky rast tregon që qeveria nuk bëri reformë territoriale por elektorale. Ajo u shpreh se PD do të jetë politikisht në mbështetje të tyre për të zgjidhur problemin me tokat e fshatit me mbi 2500 banorë.


 

Njoftim per shtyp i Bashkise se Pogradecit, 26 Mars 2016

Powered by blucompro.net