Miratohet “Plani i kujdesit social” Bashkia Pogradec

Plani i Kujdesit Social është hartuar nga Drejtoria e Sherbimit Social, Bashkia Pogradec në konsultim me përfaqësues të institucioneve vendore dhe shoqërisë civile, me mbështetjen teknike të Fondacionit “Ndihmë për Fëmijët” në kuadër të Programit të përbashkët të Kombeve te Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas” që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nën mbikëqyrjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP.

Plani i Kujdesit Social u miratua me Vendim te Keshillit Bashkiak nr 96 dt. 21.10.2019

Plani i mbrojtjes sociale

Relacion mbi Planin Lokal për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë Pogradec

Relacion  mbi Planin Lokal për personat me aftësi të kufizuara në Bashkinë Pogradec

Ne vitin 2015 u krye me porosi nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri në kuadër të programit “Mbështetja e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri” i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, per Bashkine Pogradec, Plani Lokal për përfshirjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Pogradecit.

Si një dokument strategjik synon disa drejtime kryesore: Së pari, synon të paraqesënë mënyrë të plotë dhe të përgjithshme situatën e personave me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Pogradecit; të përcaktojë mbi bazë të analizës së detajuar drejtimet kryesore të ndërhyrjeve për fushat si më poshtë:

  • Arsim
  • Shërbime Sociale
  • Punësim
  • Përshtatshmëria e ambjentit të ndërtuar
  • Pjesëmarrje

Gjithshtu ky dokument synon të promovojë dhe ndërgjegjësojë mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në bashkinë e Pogradecit, institucionet dhe shoqërinë.

Ratifikimi nga ana e shtetit shqiptar, në Nëntor 2012, të kësaj Konvente krijon detyrime të reja dhe për Qeverinë Shqiptare në drejtim të ndryshimeve ligjore, praktikave administrative, qasjes ndaj aftësisë së kufizuar, standarteve të një niveli më të lartë të mbrojtjes së të drejtave e një cilësie më të mirë jetese të personave me aftësi të kufizuara.

Legjislacioni ka njohur disa përmirësime ndër vite. Por pavarësisht përmirësimeve të pësuara prej tij, sërish ato mbeten të kufizuara. Ky komunitet vazhdon të hasë vështirësi, të cilat i pengojnë ata të jenë qytetarë me të drejta e shanse të barabarta, në kushte të barabarta me të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Vështirësitë ndër të tjera kanë të bëjnë me: mungesën e aksesueshmërisë e për pasojë, përfshirjes e pjesëmarrjes së tyre, nivele të ulta të ardhurash, mungesë shërbimesh të lidhura me rehabilitimin e integrimin, mungesën e shërbimeve komunitare, nivelin shumë herë më të ulët të punësimit të tyre në tregun e hapur të punës, mungesën e përfshirjes në sistemin arsimor të të gjithë niveleve.

Diskriminimi, stigmatizimi e paragjykimet për personat me aftësi të kufizuara janë të pranishëm dhe personat me aftësi të kufizuara janë viktima të tij, në forma të ndryshme.

Detyrimet ligjore i përkasin të gjithë niveleve të qeverisjes, duke përfshirë këtu dhe qeverisjen në nivel vendor. Qasja e re dhe konceptet e KDPAK shpeshherë mbeten të panjohura deri në nivel lokal. Kjo, përveçse për shkak të risive që ato sjellin, ndodh edhe për shkak të natyrës së përgjithshme apo abstrakte që ato kanë. Në mënyrë që këto qasje dhe koncepte të gjejnë zbatim edhe në nivel lokal, kërkohet një konkretizim dhe zbërthim i tyre në plane dhe masa konkrete, të cilat janë të prekshme në njësi të veçanta të pushtetit vendor. Vënia në jetë e këtyre masave varet tërësisht nga vullneti, dëshira dhe miratimi i tyre, nga drejtuesit dhe vendimarrësit në nivel qeverisjeje vendore.

Ky dokument është bazuar në parimet, mbi të cilat mbështetet Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara:

  • Respektin për dinjitetin, autonominë individuale përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale, dhe pavarësinë e personit;
  • Mosdiskriminimin;
  • Pjesëmarrjen dhe përfshirjen e plotë dhe efektive në shoqëri;
  • Respektin për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuar si pjesë e diversitetit njerëzor dhe humanizmit;
  • Mundësi të barabarta;

Dokumenti “Plani Lokal i Bashkisë Pogradec për Përfshirjen, Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara” është një instrument në ndihmë të Bashkisë Pogradec dhe strukturave lokale në këtë qytet, për të garantuar në mënyrë të plotë përmbushjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre shanse për gjithëpërfshirje në komunitet. Më specifikisht, ky plan fokusohet në:

  • Dhënien e një kuadri të plotë të situatës aktuale të personave me aftësi të kufizuara në rrethin e Pogradecit;
  • Identifikimin e disa drejtimeve kyçe për të adresuar zgjidhjet potenciale për problemet dhe sfidat ekzistuese;
  • Objektiva dhe masa me rezultate të arritshme për Bashkinë e Pogradecit;
  • Informimin dhe ndërgjegjësimin e administratës vendore dhe komunitetit.

Metodologjia e përdorur në hartimin e këtij dokumenti është bazuar në metoda të vlerësimit me pjesëmarrje. Mbledhja e informacionit, analiza e të dhënave dhe rekomandimet për ndërhyrje u realizuan si fryt i diskutimeve, konsultimeve dhe bashkëpunimit të një grupi të gjerë profesionistësh të fushës së shërbimeve sociale e shëndetësore, arsimit, përshtatshmërisë ndërtimore, punësimit, si edhe të grupeve të interesit.

Gjatë fazës së mbledhjes së informacionit dhe diskutimeve me autoritetet vendore dhe komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, u identifikuan edhe fushat kryesore të ndërhyrjes, ku bashkia e Pogradecit dhe disa nga institucionet rajonale do të fokusohen gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.

Miratimi i ketij dokumenti strategjik, nga ana e Keshillit Bashkiak  i hap rruge permiresimit te situates se kesaj shtrese, si dhe marrjes se masave konkrete per investim ndaj tyre nga ana e Bashkise Pogradec, duke mare persiper detyrimet qe ajo ka ndaj tyre.

Dokumentin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar butonin më poshtë:

Shkarko