Shpallje për vënde të lira pune

Shpallen vënde të lira pune per pozicionet :

1- Drejtor në Drejtorinë e Infrastrukturës,Transportit dhe Punëve Publike
2- Përgjegjës në Njesinë me Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së huaj

Drejtor në Drejtorinë e Infrastrukturës,Transportit dhe Punëve Publike, Kategoria e pagës II-B

Përgjegjës në Njesinë me Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së huaj, Kategoria e Pagës III-b

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK PËR PDZRK DRILON-TUSHEMISHT

Pogradec- Njoftim për Konsultim Publik për PDZRK Drilon-Tushemisht

 Ditën e martë, datë 23 Korrik 2019, ora 10:00, në sallën e konferencave te “Hotel Pogradec 2”, Drilon, do të bëhet prezantimi i Draft Projektit për Zhvillimin e Zonës Drilon Tushemisht dhe konsultimi i rradhës për realizimin e këtij plani/projekti. Ftohen përfaqësues të bizneseve dhe banorevë të zonës Drilon-Tushemisht që ndikohen nga ky plan/projekt dhe të gjithë subjektet e interesuar të marrin pjese .

 Programi i aktivitetit:

10:00 -10:30       Rregjistrimi i pjesëmarrësve

10:30 -12:00       Prezantimi i Draft-Projektit nga PROAP Studio

12:00 – 13:00     Pyejte & Disktutime

Ky projekt realizohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në Bashkepunim me Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjise, AKPT dhe Bashkinë Pogradec.

Ju mirepresim.

SHPALLJE PËR VËNDE TË LIRA PUNE

Pogradec – Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet :

1- 1 (Një) Pozicion – Specialist Audit  i Brendshëm në Zyrën e Auditit , Kategori e pagës III-b

2- 1(Një) Pozicion- Përgjegjës i Sektorit të Auditimit të Brendshëm,Kategoria e pagës III-b

SHPALLJE VËNDI PUNE AUDITI

3- 1 (Një) Pozicion –Përgjegjës i Sektorit të Shërbimit Pyjor ,Kategori e pagës III-b

4- 3(Tre) Pozicione- Specialist për pyjet dhe kullotat, Kategori e pagës IV-a

SHPALLJE VËNDI PUNE SHËRBIMI PYJOR

5-1 (Një) Pozicion – Specialist për projektet e infrastrukturës dhe planifikimit të territorit, Kategori e pagës IV-a

6-1(Një) Pozicion-Specialist për inspektimin e zhvillimit dhe kadastrën urbane-Kategori e pagës IV-a

7-1( Një) Pozicion-Specialist për inspektimin e zhvillimit dhe çertifikatat e përdorimit-Kategori e pagës IV-a

8-2(Dy)Pozicione –Specialist për kontrollin e dokumentacionit të kërkesave për zhvillimin në sistemin elektronik të lejave-Kategori e pagës IV-a

SHPALLJE VËNDI PUNE SHËRBIMI URBANISTIKA

9-1 (Një) Pozicion – Inspektor për mbrojtjen e mjedisit, Kategori e pagës IV-a

SHPALLJE VËNDI PUNE KRYEINSPEKTORIATI

 

 

 

Plani i veprimit të risistemimit (PVR) për rindërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1

Pogradec – Nën-projekti  “Rikonstruksioni i rruges Pogradec-Tushemisht, Lot 1” pritet të financohet nëpërmjet një huaje të Bankës Botërore për qeverinë shqiptare dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Çfarë është plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social dhe plani lokal i veprimit të risistemimit?

Planet përbëjnë në vetvete dokumente vlerësimi me fokus te ndikimet që mund të ketë projekti mbi njerëzit dhe mjedisin në zonën që preket nga investimi.

Politikat e qeverisë shqiptare dhe të donatorëve në zbatimin e projekteve me interes publik i kushtojnë një rëndësi të madhe kujdesit për mjedisin dhe përfshirjes së komunitetit që ndikohet nga këto projekte. FSHZH nëpërmjet instrumenteve si diskutimi publik bën të mundur që vlerësimet të jenë sa më realiste, transparente dhe të konsultuara. Në këtë mënyrë synohet të reduktohet ndikimi në mjedis dhe efektet që zbatimi  i këtyre projekteve sjell, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies së komuniteteve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej kohësh zhvillon konsultime publike që në fazat e hershme të projekteve që zbaton si një instrument të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe që njëkohësisht nxit pjesëmarrjen e komunitetit në projektet e zhvillimit.

Më poshtë do të gjeni të bashkangjitur materialin ne pdf të “Planin e risistemimit per rindërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1” :

Raport final për rindërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1

Marrëveshja mbi themelimin e një binjakëzimi

Kryetari i Bashkisë Eduart Kapri së bashku me kryetarin e Bashkisë së Wismarit nënshkruan marrëveshjen e partneritetit mes dy bashkive në qytetin e Wismarit.
Kapri falenderoi për bashkëpunimin e mirë deri tani dhe shpreson që sa më shumë qytetarë të Wismarit të vizitojnë Pogradecin.
Ky ishte një tjetër takim i frytshëm dhe shkëmbim eksperiencash pas takimit që u zhvillua në qytetin e Pogradecit nga dy kryebashkiakët.
Kryetari Kapri u bë pjesë e Librit të Artë të qytetit Hanseatic.

Dokumentat e nenshkruara nga Bashkia Pogradec dhe Bashkia Wismar:

      –Vendim Nr.24 Këshilli Bashkiak

      –Akti marrëveshjes ( Gjermanisht )

      –Akti marrëveshjes ( Shqip )