Habitati dhe Biodiversiteti

HABITATET UJORE

Liqeni është një nga rezervatet biologjike më të pasura dhe më të çmuara të Europës. Ai shkëlqen si një sistem unikal pasi karakterizohet nga një biodiversitet me shumë specie endemike të florës dhe faunës. Në liqen rriten rreth 17 lloje peshqish, nga të cilët 10 janë endemike ndërsa 7 të tjerët me vlera komerciale. Familja Salmonidae, e përfaqësuar nga Korani me katër racat e tij, e mbyll ciklin biologjik brenda liqenit.

liqeni_ohritLiqeni i Pogradecit ka një bimësi të pasur prej 125 bimësh ujore.Llojet më të zakonshme janëPhragmites australis, Potamogeton spp., Chara spp., Ceratophyllum spp., Myriophyllum spp. Gjashtë zonat e njëpasnjëshme të bimësisë përcaktohen në vijim: Zona 1: Chara spp., Zona2: Potamogeton spp., Zona 3: Zona e kallamishteve – Phragmites australis, Zona 4: llojet me gjethe pluskuese, Zona 5: Zona Palustrine dhe Zona: Charatea.

 

1Fauna bentike e liqenit të Pogradecit përmban një dendësi dhe shumëllojshmëri të lartë speciesh. Në zonë gjenden lloje arkaike, endemike e të rralla dhe liqeni është i famshëm për këtë. Sfungjeri i rrumbullakëtOchridospongia rotunda gjendet vetëm në liqenin e Pogradecit dhe është një lloj endemik e i rrallë. Grupi më i përhapur dhe më i madh në numër janë Gastropodet (kërmijtë), dhe shumica e tyre në liqen janë lloje endemike. Niveli i lartë i endemizmit përfaqësohet gjithashtu nga taksonë të tjerë, të tillë si Tricladida, Olighochaeta, Hirudinea, Ostracoda, Amphipoda dhe Isopoda.

Fito dhe zoo-planktoni, mikroalgat, janë tregues biologjikë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në regjimin/cilësinë e ujit. Fitoplanktoni përfaqësohet më shumë nga Cyclotella ocellata, Achnanthes minutissima, Achnanthes biasolettiana, Fragilaria capucina, etj

KoraniPogradeci përfaqëson një përqindje të lartë (60%) të llojeve të peshqve endemikë. Në liqen gjenden 21 lloje natyror peshqish, 11 prej të cilëve shfrytëzohen për qëllime tregtie. Dy salmonidet, korani – Salmo letnica dhe belushka – Salmothymus ohridanus , janë deri më tani llojet më të rëndësishme në peshkim pasuar nga gjuhëza (Alburnus alburnus), krapi (Cyprinus carpio), ngjala (Anguilla anguilla) dhe gurneci (Rutilus rubilio ohridanus). Gjatë viteve të fundit, në liqen janë hedhur lloje peshqish jo natyror si ylber (Oncorhynchus mykiss), barkuleci (Gambusia affinis) apo sharoku laraman (Lepomis gibbosus). Këto lloje nuk janë të afta të riprodhohen në mënyrë natyrore dhe tani konsiderohen si të zhdukura.

 FAUNA

Amfibet dhe reptilet (herpetofauna)

Herpetofauna e zonës gëzon një pasuri llojore të rëndësise mesatare.

downloadLlojet më të zakonshme të amfibeve përfshijnëBombina variegata dhe Rana balcanica. Midis reptileve vlen të përmendet prania e Natrix natrix, Elaphe quatrolineata, Malpolon monspensulanum, Testudo hermanni etj.

Shpendët

mjeNë zonë janë të pranishëm rreth 39 lloje shpendësh. Nga llojet e shpendeve te pranishem ne zone 22 prej tyre janë të rrezikuar në shkallë kombëtare. Prej ketyre 17 lloje i përkasin kategorive të larta të rrezikimit.

Gjitarët

Në zonë numërohen rreth 20 gjitarë ngatë cilët 6 janë të rrezikuar në shkallë kombëtare. Prej këtyre 3 lloje bien në  kategoritë e larta të rrezikimit (CR,EN,VU).Nga mishngrënësit takohen dhelpra (Vulpes vulpes), baldosa (Meles meles), dhe nuselalja (Mustela nivalis). Në mjediset ujore të zonës takohet rrallë edhe lundërza (Lutra lutra). Pyjet dhe mjediset ujore të zonës janë zona me rëndësi të vecantë për lakuriqet e natës (lloje te gjinive Rhinolophus, Myotis,dhe Pipistrellus) të cilët i vizitojnë ato për ushqim dhe pirje uji[i].

Powered by blucompro.net