Ligji Nr. 114/2015 “PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK”, në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, rregullon veprimtarinë e auditimit të brendshëm në sektorin publik, si dhe përcakton fushën e veprimit, misionin, parimet, organi-zimin, funksionimin dhe përgjegjësitë.

Auditimi i brendshëm

Auditimi i brendshëm është një veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe ofron këshillim për menaxhimin e projektuar për të shtuar vlerën e për të përmirësuar veprimtarinë e njësisë publike. Auditimi i brendshëm ndihmon njësinë publike për të arritur objektivat, nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

Misioni

Misioni i auditimit të brendshëm është të japë siguri të arsyeshme për titullarin e njësisë së sektorit publik, në mënyrë të pavarur dhe objektive, si dhe këshilla për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm në njësinë e sektorit publik.

MBI AUDITIMIN E PROÇEDURAVE TË SHËRBIMIT NË NDËRMARRJEN E ADMINISTRIMIT TË HAPSIRAVE TË GJELBRA NË BASHKINË POGRADEC

MBI AUDITIMIN E PROÇEDURAVE TË SHËRBIMIT NË SEKTORIN E TRANSPORTIT DHE SUPERVIZIMIT TË SHËRBIMEVE

Powered by blucompro.net