Pogradec – Nën-projekti  “Rikonstruksioni i rruges Pogradec-Tushemisht, Lot 1” pritet të financohet nëpërmjet një huaje të Bankës Botërore për qeverinë shqiptare dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Çfarë është plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social dhe plani lokal i veprimit të risistemimit?

Planet përbëjnë në vetvete dokumente vlerësimi me fokus te ndikimet që mund të ketë projekti mbi njerëzit dhe mjedisin në zonën që preket nga investimi.

Politikat e qeverisë shqiptare dhe të donatorëve në zbatimin e projekteve me interes publik i kushtojnë një rëndësi të madhe kujdesit për mjedisin dhe përfshirjes së komunitetit që ndikohet nga këto projekte. FSHZH nëpërmjet instrumenteve si diskutimi publik bën të mundur që vlerësimet të jenë sa më realiste, transparente dhe të konsultuara. Në këtë mënyrë synohet të reduktohet ndikimi në mjedis dhe efektet që zbatimi  i këtyre projekteve sjell, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies së komuniteteve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej kohësh zhvillon konsultime publike që në fazat e hershme të projekteve që zbaton si një instrument të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe që njëkohësisht nxit pjesëmarrjen e komunitetit në projektet e zhvillimit.

Më poshtë do të gjeni të bashkangjitur materialin ne pdf të “Planin e risistemimit per rindërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1” :

Raport final për rindërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht ,Loti-1

There are no comments yet.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.