Dëgjesa Publike për prezantimin e projekt- vendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr. 9, datë 10.02.2016 “Për miratimin e Taksave dhe Tarifave vendore 2017, në Bashkinë Pogradec” u zhvillua në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak. Pjesëmarrës në këtë dëgjesë ishte Kryetari I Bashkisë z. Eduart Kapri, nënpunës të lartë të administratës, grupet e interesit, biznesit dhe komunitetit. Për të rritur transparencën e bashkisë u bë prezantimi i paketës fiskale për familjet si dhe bizneset duke mbajtur të njëjtin nivel me vitin e kaluar vetëm me disa ndryshime të vogla.

Kryetari Kapri duke vlerësuar rëndësinë që ka ky takim me grupet e interesit, për vetë faktin që bashkia po punon në kuadër për të gjetur rrugët e duhura nëpërmjet diskutimeve, për t’i erdhur në ndihmë komunitetit dhe biznesit, theksoi se përsëri do ndiqet strategjia e mosngritjes së taksave. Konsultimet publike dhe përfshirja e sa më shumë grupeve të interesit në to do të shërbejnë për rritjen e efektshmërisë dhe zbatueshmërisë së paketës fiskale duke e bërë edhe këtë vit një vit të suksesshëm si ky që po lemë pas përsa i përket mbledhjes së taksave. U theksua se falë mbledhjes më të mirë të taksave dhe tarifave, por edhe administrimit më të mirë të parave publike, është bërë e mundur që Bashkia e Pogradecit të ndërmarrë një sërë nismash  të cilat më pas përkthehen në investime publike në shërbim të rritjes të cilësisë së jetës të banorëve.

Pas shprehjes së opinioneve të përfaqësuesve të komunitetit dhe biznesit dhe kërkesave të tyre për tu rishikuar dhe njëherë kohëzgjatja e taksës së fjetjes për hotelet, Bashkia reagoi duke e ulur kohëzgjatjen ditore të taksimit duke e bërë 80 ditë nga 90 ditë që ishte.

Gjithashtu u përjashtuan nga tarifat e gjelbërimit Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Proptisht dhe Trebinjë.

 

21

43



There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Powered by blucompro.net