Bashkia e Pogradecit festoi sot 104 vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Qindra qytetarë, intelektualë, anëtarë të familjeve të njohura pogradecare, veteranë etj iu bashkuan ceremonisë së ngritjes së Flamurit Kombëtar. Kryetari Eduart Kapri zbuloi shqiponjën dykrenare e cila u vendos në sheshin para Bashkisë së Pogradecit. Vendosja e shqiponjës dykrenare në ambjentin para bashkisë ishte një risi në këtë ditë feste.“Ndërsa vitet kalojnë atdhedashuria merr përmasa të reja. Dikur luftohej për Pavarësi, ndërsa sot na ngarkohet detyra për ta nderuar dhe krenuar vendin e të parëve, për t’u kujdesur për integritetin territorial e politik dhe për të ndikuar sa mundemi mbi rritjen e mirëqënies kombëtare, duke nisur nga qyteti ynë. Para nesh ndodhet simboli i shqiponjës, e cila është një nga përfaqësueset më të hershme në heraldikat, stemat, shenjat e vjetra, duke u konsideruar si simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror.” – u shpreh kryetari. Aktiviteti më pas vazhdoi në sallën e Këshillit Bashkiak, ku z. Kapri falenderoi përzemërsisht të gjithë veteranët, intelektualët dhe qytetarët pogradecarë, të cilët u bënë pjesë e këtij momenti festiv për të nderuar Ditën e Flamurit. Në ambjentin e Sallës së Këshillit Bashkiak ishte shtruar dhe një kokteil për të gjithë të pranishmit e ceremonisë të organizuar nga Bashkia. “Mesazhi im për të gjithë ne është të mbajmë gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe atdhedashurinë. Secili duke respektuar dhe nderuar historinë e cila na dhuroi lirinë e sotme, e cila është dhuratë dhe detyrë njëkohësisht”, tha Kapri

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Powered by blucompro.net