Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram. Firma kontraktuese për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Edhe pse nga ana e Bashkisë Pogradec u dërguan disa shkresa zyrtare në ministrinë e Brendëshme, në Kryeministri si dhe në Ministrinë e Mjedisit asnjë kërkesë nuk mori përgjigje. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Por firma kontraktuese JV Albavia & Sinitram edhe pse është tërhequr nga gërmimi i shtratit të lumit Shkumbin, vazhdon të grumbullojë materiale inerte në zona të cilat nuk janë të përcaktuara në projekt. Firma nuk po i përmbahet kushteve të projektit dhe po gërmon jashtë territorit të përcaktuar të rrugës duke cënuar kështu edhe pronat private. Banorët e kësaj zone ndihen të shqetësuar pasi po ju cënohet prona e tyre si dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet në këtë periudhë që është dhe sezon shirash.

Bashkia Pogradec i bën thirrje firmës kontraktore të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, që t’i përmbahet kushteve të projektit dhe të ndalojë masakrën mjedisore që po shkakton në këtë zonë. Ne po bëjmë ç’është e mundur që të frenojmë këtë krim mjedisor dhe po marrim masat e duhura që banorët e kësaj zone të mos ndihen më të rrezikuar dhe të shqetësuar.


Njoftim për shtyp i Bashkisë Pogradec, 26 Tetor 2016

 

lumi-shkumbinl-shkumbinn

 

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Powered by blucompro.net